Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 9 korrikun 2025

Të mërkurën fillon një freskim i lehtë, në disa rajone me reshje të shkurtra

Foto: BTA

Gjatë 24 orëve të ardhshme mbi Bullgari do të kalojë një front atmosferik i ftohtë. Gjatë natës mbi rajonet veriperëndimore, ndërsa të mërkurën mbi pjesën tjetër të Bullgarisë Veriore dhe në disa rajone në Jug, do të zhvillohet vranësirë me re të dendura dhe reshje të shkurtra shiu me vetëtima dhe bubullima. Do të ketë kushte për breshër. Në rajonet juglindore moti do të jetë kryesisht me diell. Era në pjesën më të madhe të vendit do të jetë mesatare, ndërsa në Rrafshinën e Danubit dhe në perëndim të Ultësirës së Trakisë së Sipërme – përkohësisht e fortë. Do të vazhdojë të depërtojë ajër i freskët. Temperaturat maksimale do të jenë në intervale të gjera – nga 26°-27° në rajonet perëndimore deri në 38°-39° në juglindje.

Mbi masivet malore të Bullgarisë Perëndimore do të zhvillohet vranësirë me re të dendura dhe reshje të shkurtra shiu me bubullima. Sasi më të mëdha reshjesh priten në malin Stara Planina, ku do të ketë edhe kushte për breshër. Temperatura maksimale në lartësi prej 1200 metrash do të jetë rreth 29°, ndërsa në 2000 metra – rreth 17°.

Në bregdetin e Detit të Zi moti do të jetë kryesisht me diell, me shtim të përkohshëm të vranësirave. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare, e cila në mbrëmje përkohësisht do të forcohet. Temperaturat maksimale do të jenë ndërmjet 28° dhe 32°. Temperatura e ujit të detit është 25°-26°. Dallgëzimi i detit do të jetë 2 deri në 3 ballë.

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: BTA



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Car Speed Show do të zhvillohet këtë fundjavë në Sofje

Car Speed Show 2025 do të zhvillohet më 27 dhe 28 shtator në Arena 8888 në Sofje. Ekspozita do të tregojë makina sportive, luksoze dhe koleksionuese, motoçikleta dhe jahte, produkte inovative për industrinë e automobilave, do të zhvillohen gjithashtu..

botuar më 25-09-27 6.10.PD

Marshimi çiklist i tolerancës "Le tour du canal" rikthehet në Plovdiv

Marshimi çiklist i tolerancës "Le tour du canal" kthehet në Kanalin e Varkave në Plovdiv. Më 27 shtator në orën 14:00, fondacioni "Eja dhe ti" po u jep një dorë personave me aftësi të kufizuara me një festival kushtuar lëvizjes. Ngjarja do t'i ofrojë..

botuar më 25-09-27 5.15.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën , temperaturat minimale do tëlëviizin nga 8 deri në 13°C, ndërsa në Sofje do të jenë rreth 10°C. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot kryesisht i vranët. Në disa zona të jugperëndimit priten reshje të dobëta. Do të fryjë erë deri në..

botuar më 25-09-26 7.35.MD