Kompleksi turistik Maliovica do të jetë mikpritës i edicionit të dytë të Festivalit Kombëtar të Turizmit, i cili do të zhvillohet nga 11 deri më 13 korrik, njofton BTA.
Pjesëmarrësit do të kenë mundësi të marrin pjesë në ekskursione të organizuara në shtigje ikonike të malit Rilla, të përfshihen në aktivitete praktike si orientimi dhe vrapimi malor, të ndjekin leksione dhe të shohin projeksione të kinemasë alpine.
Mbrëmjet do të përfundojnë pranë zjarrit të kampit me muzikë akustike dhe performanca të koreve turistike nga e gjithë Bullgaria.
Festivali është pjesë e festimeve për 130-vjetorin e ngjitjes së parë të organizuar në majën Çerni Vrëh të malit Vitosha – një ngjarje që shënoi fillimin e lëvizjes turistike në Bullgari dhe themelimin e Bashkimit Bullgar të Turizmit.
Lexoni më shumë nga arkivi i Radio Bullgarisë:
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA, FB/Festivali Kombëtar i Turizmit
Burgasi , si një destinacion i arritshëm dhe tërheqës për turistët nga Turqia - ky është hapi tjetër për të tërhequr mysafirë nga fqinji ynë jugor në qytetin bregdetar dhe rajonin, njoftoi administrata komunale. Bullgaria është destinacioni..
Po punohet për procedurën e përgatitjes së kandidaturës për regjistrimin e Gurëve të Ngulur si një objekt në listën e trashëgimisë natyrore dhe kulturore të UNESCO-s. Këtë e bëri të ditur për BTA Dr. Vlladimir Sllavçev, asistent i lartë në..
Deri më 13 korrik 2025, parku historik "Hisarllëka" pranë qytetit të Kjustendillit pritet të mirëpresë mijëra turistë, aventurierë dhe adhurues të historisë. Edicioni i pestë i festivalit "Hisarllëka Experience" ofron përvoja të paharrueshme mes mureve..
Burgasi , si një destinacion i arritshëm dhe tërheqës për turistët nga Turqia - ky është hapi tjetër për të tërhequr mysafirë nga fqinji ynë..