Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shkupi proteston para ambasadorit bullgar për shkak të shprehjes “kryeministri verimaqedonas”

Foto: BTA

Ministria bullgare e Punëve të Jashtme doli me një qëndrim pas thirrjes së ambasadorit bullgar në Shkup në Ministrinë e Jashtme të Maqedonisë së Veriut. Pala verimaqedonase shprehu një protestë zyrtare para ambasadorit Zheljazko Radukov, pasi kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, u ndje i ofenduar nga një deklaratë e ministrit të jashtëm bullgar, Georg Georgiev, dhënë për televizionin privat bTV. Në Shkup janë të pakënaqur që pala bullgare shfrytëzoi shprehjen “kryeministri verimaqedonas” për Mickoskin.

Ambasadori Radukov shprehu habinë lidhur me arsyen për thirrjen e tij, veçanërisht në sfondin e një sërë mesazhesh dhe veprimesh jomiqësore nga përfaqësues të pushtetit në Shkup gjatë muajve të fundit. Ai theksoi në mënyrë të qartë se në hapësirën publike, autoritetet zyrtare në Shkup në mënyrë sistematike dhe të qëllimshme tregojnë mungesë respekti ndaj shtetit tonë dhe ndaj Bashkimit Evropian, thuhet në qëndrimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë."Bullgaria nuk do të tolerojë gjuhë urrejtjeje, sulme personale dhe minimin e qëllimshëm të marrëdhënieve midis dy vendeve. Deklaratat e tilla nga autoritetet zyrtare të Maqedonisë së Veriut krijojnë një klimë armiqësie dhe nuk tregojnë vullnet politik për t’u rikthyer në një dialog normal, me respekt dhe konstruktiv", thuhet më tej në deklaratën zyrtare.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: BTA



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Postat Bullgare" paralajmërojnë për rrezik nga më shumë leva false deri në fund të vitit

"Postat Bullgare" filluan trajnimin e gjithsej 3000 punonjësve të saj në 2230 pika postare në lidhje me pranimin e euros në Bullgari dhe këmbimin e levave në euro në vend. Këtë e bëri të ditur Stanimir Belinov, zëvendësdrejtor i shoqatës. Punonjësit do..

botuar më 25-08-14 4.32.MD

PBB u rrit me 3.1% në tre muajt e fundit

Gjatë tremujorit të dytë të vitit 2025, Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) u rrit me 3.1% krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar dhe me 0.7% krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2025, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të..

botuar më 25-08-14 2.03.MD

Rrezik nga rrymat e fshehta në Detin e Zi

Gjatë ditëve të fundit, në bregdetin jugor të Detit të Zi ka pasur disa incidente fatale me turistë të mbytur, njofton BNT. Era e fortë verilindore dhe rrymat e fshehta (të njohura si "rryma të vdekura") paraqesin rrezik për jetën, veçanërisht për..

botuar më 25-08-14 12.23.MD