Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Komunitetet bullgare pyesin pse janë kufizuar specialitetet mjekësore për kandidatë studentët nga diaspora

Foto: Pixabay

Qendra Kulturo-Informative “Bosilegrad”, Shoqata “GLAS” – Bosilegrad dhe Shoqata “Alternativa Kulturore Caribrod” dërguan përmes Ambasadës bullgare në Beograd një letër drejtuar Ministrisë së Arsimit, Ministrisë së Punëve të Jashtme, Agjencisë Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Vendit dhe komisioneve parlamentare për arsim dhe për bullgarët jashtë vendit, në të cilën shprehin indinjatë dhe pakënaqësi për uljen drastike të kuotave në degët mjekësore për bullgarët nga jashtë vendit.

Krahasuar me vitet e mëparshme akademike, kur kuotat arrinin deri në 81 vende për mjekësi, 37 për stomatologji dhe 37 për farmaci, për vitin akademik 2025/26, për kandidatët nga të gjitha komunitetet bullgare në Kazakistan, Ukrainë, Moldavi, Serbi, Kosovë, Shqipëri dhe vende të tjera, sipas Vendimit nr. 103, janë ndarë vetëm 10 vende për mjekësi, ndërsa për stomatologji dhe farmaci nuk është ndarë asnjë vend.

Sipas Vendimit 228, për bullgarët nga Maqedonia e Veriut janë ndarë vetëm 3 vende për mjekësi. Në këtë mënyrë, kandidatët nga komunitetet bullgare mbeten jashtë renditjes. Si shtetas të huaj, ata gjithashtu nuk mund të regjistrohen për shkak të tarifave të larta vjetore, të cilat për të huajt arrijnë deri në 8000 euro në vit, duke i bërë këto degë të papërballueshme për ta.

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: Pixabay



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Çdo lloj i pestë i fluturës në Bullgari është i rrezikuar nga zhdukja

Shumëngjyrëshe, të lehta, pothuajse të padukshme, fluturat janë kudo rreth nesh – si ditën, ashtu edhe natën, si në qytet, ashtu edhe në fshat. Vitët e fundit, megjithatë, fluturimi i tyre gjithnjë e më shumë fillon të mungojë në vendet e Evropës,..

botuar më 25-07-06 7.00.PD

Studentët Shqiptarë dhe Bullgarë Bashkohen në Shkollën Verore të Gjuhës Bullgare

Gjatë javës së parë të muajit korrik 2025, në ambientet e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës u zhvilluan me sukses katër ditët e para të edicionit të pestë të Shkollës Verore të Gjuhës Bullgare, një iniciativë unike në llojin..

botuar më 25-07-05 5.30.MD

Specialitete të reja universitare dhe perspektivë evropiane për të rinjtë bullgarë në Besarabi

Nga viti i ri akademik, universiteti në qytetin moldavian Taraklia do të trajnojë zyrtarisht studentë si degë e Universitetit të qytetit Ruse "Angell Kënçev". Me këtë bashkim të të dy institucioneve arsimore, bullgarët etnikë në Moldavi do të kenë..

botuar më 25-07-04 3.35.MD