Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ivan Ivanov triumfon me titullin në “Wimbledon”: “Ndjenja është unike!”

Ivan Ivanov
Foto: AP/BTA

16-vjeçari Ivan Ivanov fitoi titullin në Wimbledon për të rinj në konkurrimin individual, duke regjistruar gjashtë fitore radhazi pa humbur asnjë set! Në finale, bullgari nga akademia e Rafael Nadal mposhti bindshëm amerikanin Ronit Karki me 2:0 në sete – 6:2, 6:3 – pas vetëm 57 minutash lojë.

Me paraqitjen e tij të jashtëzakonshme këtë javë, Ivan Ivanov ngjitet në vendin e parë në renditjen botërore për të rinj, njoftoi Federata Bullgare e Tenisit. “Të kem privilegjin të luaj në kortin nr. 1 në një finale të Wimbledon është diçka unike për mua dhe sinqerisht nuk e kam pritur”, tha Ivanov në një intervistë për faqen zyrtare të federatës. Bullgari tregoi se ndeshja më e vështirë për të ishte gjysmëfinalja, ku fitoi me 7:6(7), 7:6(5) kundër gjermanit Max Schönhaus. Kështu, ai mori revanshin për humbjen nga gjermani në gjysmëfinalet e “Roland Garros” në qershor të këtij viti. Synimi i tij i radhës është US Open.

Titulli i Ivan Ivanov është vetëm i dyti për Bullgarinë në Wimbledon te të rinjtë, pas atij të fituar nga Grigor Dimitrov në vitin 2008 – viti kur ka lindur Ivan Ivanov.

Aleksandër Vasilev

Një tjetër talent bullgar – Aleksandër Vasilev – përfundoi garën në gjysmëfinale të Wimbledon për të rinjë, pasi humbi në një ndeshje të rivalizuar ndaj Ronit Karki – 7:5, 4:6, 2:6.


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: AP/BTA, Reuters



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Fillon edicioni i 42-të i Maratonës së Sofjes

Fillon ngjarja më e madhe e atletikës së lehtë në Bullgari – Wizz Air Sofia Marathon 2025 . Më 11 dhe 12 tetor, rrugët e Sofjes do të shndërrohen në një skenë të sportit dhe kulturës. Edhe këtë vit, organizatorët raportojnë interes rekord nga..

botuar më 25-10-11 8.00.PD

Aleksandër Vezenkov nderohet përsëri si basketbollisti më i mirë jashtë NBA-së

Basketbollisti më i mirë bullgar Aleksandër Vezenkov u zgjodh për të dytin vit radhazi si lojtari më i mirë jashtë Shoqatës Kombëtare Amerikane të Basketbollit - NBA në anketën e menaxherëve të përgjithshëm të NBA-së. Ylli i Olympiacos mori 44% të..

botuar më 25-10-10 11.02.PD
Karlos Nasar

Karlos Nasar është përsëri në majë të botës, duke fituar Titullin Botëror në Norvegji

Peshëngritësi bullgar Karlos Nasar fitoi Titullin Botëror në kategorinë 94 kg dhe vendosi një rekord të ri botëror në shtytje , duke ngritur 222 kilogramë. Nasar përfundoi i katërti në lëvizjen e parë, ku medalja e artë shkoi për iranianin..

botuar më 25-10-09 10.54.MD