Përfunduan kërkimet arkeologjike nënujore në Gjirin Taukliman (i njohur edhe si Gjiri i Shpendëve), i cili ndodhet rreth 6 km në verilindje të Kepit Kaliakra. Në rrethinat e tij u lokalizuan dhjetëra objekte arkeologjike me vlerë të madhe historike: shpella të përdorura në periudha të ndryshme, vendbanime antike, një nekropol dhe një kala nga antikiteti i vonë. Kërkimet janë pjesë e një projekti të gjerë të Muzeut Kombëtar Historik, me qëllim krijimin e një katalogu të përditësuar të porteve të lashta përgjatë bregdetit bullgar të Detit të Zi. Gjatë ekspeditës u testua një pajisje e re fotografike nënujore e muzeut, si dhe skuterë nënujorë.

Ndër zbulimet më të hershme janë një spirancë prej guri dhe pesha peshkimi, të gjetura në një thellësi prej 4 metrash në perëndim të ishullit Rusalka, si edhe fragmente të amforave nga periudha e hershme bizantine. Njëri nga rezultatet më të rëndësishme të kërkimit është zbulimi i mbetjeve të një anijeje prej druri me vela, me origjinë perëndimore, e panjohur deri më tani. Ajo daton nga mesi ose gjysma e dytë e shekullit XIX dhe me shumë gjasa është ndërtuar në Angli. Mendohet se ka qenë një tjetër viktimë e rrymave të rrezikshme në veri të Kepit Kaliakra, të cilat kanë shkaktuar mbytjen e dhjetëra anijeve që nga fundi i shekullit XVIII dhe gjatë shekullit XIX.
Lexoni më shumë nga arkivi i Radio Bullgarisë:
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Muzeu Kombëtar HistorikNë ditën e sotme, më 18 gusht, Kisha Ortodokse Bullgare kremton Fjetjen e Shën Joan Rillskit – mbrojtësit qiellor të Bullgarisë. Për bullgarët, ai është shenjti më i dashur, i nderuar jo vetëm brenda kufijve të vendit, por edhe jashtë tij. Ai..
Historia e kishës më të madhe të periudhës së Rilindjes Kombëtare Bullgare – “Fjetja e Shën Mërisë” në qytetin Pazarxhik – është e gjatë dhe interesante. Supozohet se kisha e parë në këtë vend u ndërtua në shekullin XVII. Ajo u shkatërrua disa herë,..
Kisha "Lindja e Krishtit" është një nga kishat më të bukura në fshatin Arbanasi, i cili ndodhet vetëm 5 km larg qytetit Veliko Tërnovo. Ajo është një nga pak kishat e ruajtura nga fundi i shekullit të XVI dhe fillimi i shekullit të XVII në Bullgari...