Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ditët më të nxehta të verës lidhen me kultin ndaj zjarrit

Foto: Pixabay

Tre ditë në mesin e korrikut gëzojnë vëmendje të veçantë në kalendarin bullgar. Kjo është koha më e ngrohtë e vitit dhe populli ynë i quan me elokuencë 15, 16 dhe 17 korrik – Ditët e Nxehta (Goreshtnici). Në këtë mënyrë, paraardhësit tanë nderonin forcën e papërmbajtshme të zjarrit, që vjen nga Dielli dhe na dhuron nxehtësi dhe dritë.

Ashtu si për të gjitha ditët dhe festat e tjera të veçanta, edhe për Ditët e Nxehta vlejnë ndalime të caktuara – për shembull, nuk rekomandohet të piqet bukë, për të mbrojtur fushat dhe të korrat nga fatkeqësitë e zjarrit dhe breshëritë. Besohej se çfarëdo që të punohej në këto ditë, do të digjej, prandaj gratë nuk merreshin me punë dore.

Nuk është rastësi që dita e tretë e Ditëve të Nxehta përkon me festën e Shën Marinës, e quajtur nga populli Marina e Zjarrtë. Ajo simbolizon zjarrin qiellor, dhe më 17 korrik tradita kërkon që të ndizet një zjarr, i cili hidhet për së gjati për shëndet, dhe më pas njerëzit marrin prej këtij zjarr për të ndezur vatrën në shtëpitë e tyre.

Moti gjatë këtyre tre ditëve tregon si do të jenë kushtet meteorologjike në tre muajt e parë të vitit pasardhës. Nëse dita gjatë Ditëve të Nxehta është e ngrohtë dhe me diell, atëherë muaji përkatës – janari, shkurti apo marsi – gjithashtu do të jetë i butë, pa borë, i ngrohtë dhe me reshje shiu.

Por nëse moti është i ftohtë gjatë korrikut, kjo parashikon dimër të ftohtë me stuhi. Më shumë për besimet, ndalimet dhe ritet që lidhen me këto tri ditë “të zjarrta” të vitit mund të lexoni në publikimet nga koleksioni i Radio Bullgarisë:


Redaktoi: Elena Karkallanova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: Pixabay




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Është Dita e Kryqit të Shenjtë!

Më 14 shtator, Kisha Ortodokse Bullgare përkulet me nderim para Kryqit mbi të cilin u kryqëzua Jezu Krishti. Lartësimi i Kryqit të Nderuar të Zotit, (Krëstovden), është një nga 12 festat e mëdha të krishtera dhe gjithashtu një nga katër ditët në..

botuar më 25-09-14 5.05.PD

Torta Garash – ëmbëlsira legjendare mbush 140 vjet

Ëmbëlsira “Garash” është një tortë me një histori shumë interesante, që meriton vëmendjen si të pasionuarve pas historisë, ashtu edhe të dashamirësve të shijes së saj të padiskutueshme. Krijuesi i saj është austro-hungarezi Kosta Garash. Sipas..

botuar më 25-09-13 7.50.PD
Nikolla Stançev

95-vjetori i lindjes së kampionit të parë olimpik bullgar

Më 11 shtator 1930, në fshatin Tvërdica të rrethit të Burgasit, lindi Nikolla Stançev Nikollov – mundës në stilin klasik dhe të lirë. Në Lojërat Olimpike të vitit 1956 në Melburn, ai fitoi medaljen e parë të artë olimpike për Bullgarinë, në..

botuar më 25-09-11 5.25.PD