Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Po përgatitet një program për tërheqjen e punëtorëve bullgarë nga jashtë

Foto: BNT

Nga vjeshta, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale do të nisë një program për tërheqjen e bullgarëve që jetojnë jashtë vendit. Programi “Zgjedh Bullgarinë” do të financohet me mbi 33 milionë euro, njofton 24çasa.bg. Qëllimi është të tërhiqen profesionistë nga diaspora, pasi bizneset kanë nevojë për rreth 260 000 punonjës. Programi do të nxisë gjithashtu edhe migrimin e brendshëm drejt vendbanimeve të vogla. Programi përfshin një paketë mbështetëse, ku përfshihet ndihmë për zhvendosjen e mobilieve, si dhe shtesë për akomodim në rastet kur i kthyerit fillon punë në një vend ku nuk ka banesë personale. Për ata që nuk flasin gjuhën bullgare, do të ofrohet kurs gjuhësor. Gjithashtu planifikohet një shtesë ditore për transport deri në vendin e punës nga 1 deri në 3.5 euro. Për të kompensuar të ardhurat më të ulëta në Bullgari në krahasim me vendet e tjera, parashikohen pagesa stimuluese shtesë.

Programi do të zbatohet nga Agjencia e Punësimit dhe Agjencia Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Vendit, e cila do të krijojë edhe një Portal Kombëtar Informativ për programin. Do të ketë edhe fushata informuese në vendet me komunitete historike bullgare.

Sipas të dhënave të Eurostat-it, Bullgaria është në vendin e tretë në BE për nga numri i qytetarëve që jetojnë në vende të tjera të Bashkimit.  Këta janë 753 000 persona, ose 11,68% e popullsisë së vendit tonë.

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: BNT



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria i bashkohet Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave

Sot, 25 nëntor, në shumë qytete bullgare do të zhvillohen marshime nën sloganin "Asnjë më shumë" me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave. Fondi Bullgar për Gratë gjithashtu do t'i bashkohet marshimeve. Fondi tregon se në..

botuar më 25-11-25 5.55.PD

Bullgaria përparon në renditjen ndërkombëtare të gjendjes së mjedisit dixhital

Bullgaria renditet e 11-ta në indeksin global të këtij viti të kompanisë Surfshark - "Cilësia Dixhitale e Jetës 2025" (DQL), duke u ngjitur nga pozicioni i 18-të. Indeksi synon të studiojë dhe ndjekë mirëqenien dixhitale të vendeve në pesë fusha:..

botuar më 25-11-25 5.10.PD

Parashikimi i motit për 25 nëntorin 2025

Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..

botuar më 25-11-24 7.35.MD