Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 17 korrikun 2025

U shpall kod portokalli për reshje të rrezikshme në 11 rajone të Bullgarisë, për 12 të tjera – kod i verdhë

Foto: BTA

Të enjten, temperaturat minimale do të jenë nga 14 deri në 22°C. Në Sofje do të jetë 14°C. Gjatë ditës do të kalojë një front i ftohtë atmosferik dhe në shumë zona të vendit do të ketë reshje të shkurtra shiu, stuhi me bubullima dhe breshër. Reshjet do të jenë më intensive në mbrëmje dhe gjatë natës duke u gdhirë e premtja. Era nga veriperëndimi do të forcohet dhe do të sjellë ajër më të freskët. Rreth orës 15:00 temperaturat do të lëvizin nga 24–25°C në pjesën veriperëndimore, deri në 37–38°C në Bullgarinë Juglindore, ku reshjet do të jenë të pakta ose do të mungojnë. Në kryeqytet temperatura do të jetë deri në 29°C.

Në male, paradite moti do të jetë me diell. Pasdite do të ketë zhvillim të vranësirave me reshje dhe bubullima. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga jugperëndimi, e cila në mbrëmje do të zëvendësohet nga erë e fortë nga veriperëndimi. Temperatura maksimale në lartësi 1200 m do të jetë rreth 25°C, ndërsa në 2000 m – rreth 17°C.

Në bregdetin e Detit të Zi, paradite do të jetë me diell. Pasdite do të ketë vranësira dhe në bregun verior reshje të shkurtra. Reshje të forta me stuhi dhe breshër priten gjatë natës para së premtes në bregun verior. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë mes 28 dhe 32°C. Temperatura e ujit të detit është 24–27°C. Dallgëzimi i detit do të jetë 1 deri në 2 ballë.

Të premten, në Bullgarinë Jugore, përveç reshjeve do të ketë edhe breshër. Reshje intensive dhe të konsiderueshme priten gjatë natës në pjesën qendrore të malit Stara Pllanina dhe në zonat verilindore të vendit. Temperaturat do të bien dhe maksimalet do të jenë mes 25 dhe 30°C.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: BTA




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Car Speed Show do të zhvillohet këtë fundjavë në Sofje

Car Speed Show 2025 do të zhvillohet më 27 dhe 28 shtator në Arena 8888 në Sofje. Ekspozita do të tregojë makina sportive, luksoze dhe koleksionuese, motoçikleta dhe jahte, produkte inovative për industrinë e automobilave, do të zhvillohen gjithashtu..

botuar më 25-09-27 6.10.PD

Marshimi çiklist i tolerancës "Le tour du canal" rikthehet në Plovdiv

Marshimi çiklist i tolerancës "Le tour du canal" kthehet në Kanalin e Varkave në Plovdiv. Më 27 shtator në orën 14:00, fondacioni "Eja dhe ti" po u jep një dorë personave me aftësi të kufizuara me një festival kushtuar lëvizjes. Ngjarja do t'i ofrojë..

botuar më 25-09-27 5.15.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën , temperaturat minimale do tëlëviizin nga 8 deri në 13°C, ndërsa në Sofje do të jenë rreth 10°C. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot kryesisht i vranët. Në disa zona të jugperëndimit priten reshje të dobëta. Do të fryjë erë deri në..

botuar më 25-09-26 7.35.MD