Kreu i shtetit Rumen Radev i dorëzoi ekipit tonë kombëtar të volejbollit të femrave nën 19 vjeç Pllakën e Nderit të Presidentit për merita të jashtëzakonshme në zhvillimin e sportit bullgar. Rasti i çmimit ishte titulli botëror i fituar disa ditë më parë nga atletet bullgare në grupmoshën e tyre.
"Jam i lumtur të dëgjoj se tashmë po ëndërroni me zë edhe për titullin olimpik. Jini të sigurt se ne do t'ju mbështesim në çdo mënyrë për ta realizuar këtë ëndërr tuajën", tha Rumen Radev, i cituar nga BTA. Ai shtoi se kishte parë nga dritaret se si një klasë fëmijësh të vegjël bënin fotografi me ekipin kombëtar. "Sot bota është e juaja dhe ju jeni tashmë një idhull për mijëra fëmijë bullgarë", vuri në dukje presidenti.
Në një ceremoni në Sallën e Granitit të Këshillit të Ministrave, Zëvendëskryeministri Atanas Zafirov vlerësoi gjithashtu volejbollistet bullgare, si dhe Federatën Bullgare të Volejbollit. Ai i përgëzoi garuesit në emër të Kryeministrit Rosen Zheljazkov dhe të gjithë qeverisë, duke e quajtur titullin që fituan një sukses historik.
“Në emër të ekipit, dua t'ju falënderoj. Është një nder dhe përgjegjësi e madhe për ne të mbrojmë flamurin e Bullgarisë. Jemi të lumtur që arritëm ta bëjmë këtë në mënyrën më të mirë”, tha kapitenia e ekipit Viktoria Ninova.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Facebook/Rumen Radev, BTANë Kampionatin Botëror të Volejbollit në Filipine, bullgarët shkruan histori, duke fituar një medalje argjendi nga Kampionati Botëror për herë të dytë në historinë e volejbollit bullgar pas një ndërprerjeje prej 55 vitesh ! Në betejën..
Skuadra kombëtare bullgare e volejbollit po shkruan histori në Filipine pasi pas 55 vitesh është përsëri në finalen e Kampionatit Botëror. Bullgarët janë ekipi më i ri në Kampionat, por kjo nuk i pengoi të arrijnë një sukses të madh, duke arritur..
Në një ndeshje dramatike, volejbollistët e ekipit kombëtar bullgar mposhtën SHBA-në me rezultatin 3:2 (21:25, 19:25, 25:17, 25:22, 15:13) në Pasay City, Filipine, para 10 181 spektatorëve në një garë për një vend në gjysmëfinalet e Kupës së Botës...
Skuadra kombëtare bullgare e volejbollit po shkruan histori në Filipine pasi pas 55 vitesh është përsëri në finalen e Kampionatit Botëror. Bullgarët..
Në Kampionatin Botëror të Volejbollit në Filipine, bullgarët shkruan histori, duke fituar një medalje argjendi nga Kampionati Botëror për herë të..