Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ndërtesat ikonike në Gabrovo po transformohen në qendra për inovacion dhe sipërmarrje

Foto: Bashkia e Gabrovos

Bashkia e Gabrovos ka marrë fonde prej gati 17 milionë levash për zhvillimin e një "lugine inovacioni". Projekti parashikon transformimin e ish-shkollës “Radion Umnikov” në një qendër për aftësi dixhitale dhe inovacion, si dhe ndërtimin e një zone inovacioni në Universitetin Teknik të Gabrovos, njoftoi Bashkia.

Ish shkolla 'Radion Umnikov'

Ndërtesa e shkollës, një monument kulturor nga fundi i shekullit të 19-të, do të rinovohet plotësisht dhe do të pajiset për të ofruar trajnime në robotikë dhe automatizim, salla të reja dhe laboratorë teknologjikë. Janë planifikuar gjithashtu hapësira për klasa të realitetit virtual.

Vizualizimi i qendrës së ardshme

Universiteti Teknik i Gabrovos, partner në projekt, do të ndërtojë një zonë të plotë inovacioni në vendin e tij. Ajo do të përfshijë të ashtuquajturën "Shtëpia e së Ardhmes" me dhoma teknologjike, një sallë seminaresh dhe zyra.

Është planifikuar një sallë prodhimi për bizneset e reja, ku ato do të jenë në gjendje të testojnë produkte inovative, si dhe një vend për trajnimin e sipërmarrësve të rinj dhe mbështetje për zhvillimin e shërbimeve të reja.

Restoranti i dikurshëm 'Forum' në lagjen 'Sektori i Gjashtë'

Projekti përfshin gjithashtu aktivitete rinovimi për të krijuar një hapësirë të përbashkët në një ish-restorant të vendosur në zemrën tregtare të qytetit, të njohur silagja "Sektori i Gjashtë".

Përpiloi: Joan Kolev

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva

Foto: Bashkia e Gabrovos



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Gara më e madhe ndërkombëtare e dhomave escape po zhvillohet në Sofje

Sofja po pret finalen e ER Champ 2025 – gara më e madhe ndërkombëtare e dhomave escape në botë. Eventi, më 19 dhe 20 tetor, do të përfshijë dymbëdhjetë ekipe nga e gjithë bota, të cilat arritën të zënë një vend të denjë midis më të mirave pas një..

botuar më 25-10-19 5.00.PD
Anita Ekenova

Anita Ekenova: Bullgaria është atdheu i shpirtit tim, Franca – vendi ku jetoj

Anita Ekenova nga Lioni u shpall “Bullgarja e Vitit – Shën Zllata Mëglenska” për vitin 2024 në një ceremoni të veçantë të organizuar në Sofje nga Agjencia Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Vendit. Para 10 vitesh, Anita së bashku me grupin folklorik që..

botuar më 25-10-17 7.35.PD

Presidenti i dha një urdhër studiuesit më të famshëm të gjuhës bullgare në Kinë, Profesor Ma Sipu

Në emër të Kreut të Shtetit Rumen Radev, Zëvendëspresidentja Ilijana Jotova i dorëzoi Profesor Ma Sipu Urdhrin e Shën Kirilit dhe Metodit, shkallë të parë, njoftoi zyra e shtypit e Kreut të Shtetit. Çmimi u dha në një ceremoni zyrtare në..

botuar më 25-10-16 9.38.PD