Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Faqet e rreme ofrojnë vinjeta me çmime në euro dhe ngarkojnë tarifa të larta

Foto: BGNES

Në mes të sezonit aktiv të verës, kur numri i udhëtarëve në vend është në rritje, vinjetat shiten me çmime të larta përmes faqeve të palicencuara, shfaqen në mënyrë mashtruese vetëm në euro, dhe kërkohen edhe tarifa të larta shtesë.

Për këtë paralajmëron ofruesi kombëtar i shërbimeve elektronike të pagesës "Sistemet Inteligjente të Trafikut". Kompania u bën thirrje shoferëve të mos blejnë vinjeta nga faqe të paautorizuara dhe vëren se përdorimi i platformave të palicencuara gjithashtu krijon një rrezik të futjes së gabuar të të dhënave dhe mungesës së një vinjete të vlefshme në kohë. Në faqet e "Sistemeve Inteligjente të Trafikut" - Vinetki.bg dhe TollPass.bg. çmimet e vinjetave tregohen në leva dhe në euro në përputhje me kërkesën për tregues të dyfishtë, duke pasur parasysh futjen e ardhshme të monedhës së vetme evropiane në vendin tonë.

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva

Foto: BGNES



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 22 korrikun

Të martën , temperaturat minimale do të jenë nga 17 deri në 24°. Në Sofje do të jetë 17°. Gjatë ditës do të jetë me diell, pas mesditës mbi zonat malore do të ketë rritje të përkohshme të vranësirave. Temperaturat maksimale do të jenë midis 37 dhe..

botuar më 25-07-21 7.30.MD

Qytetarët u mblodhën në protestë para ndërtesës së Komisionit për Luftën Kundër Korrupsionit

Qytetarët u mblodhën para ndërtesës së Komisionit për Luftën kundër Korrupsionit në shenjë proteste, duke kërkuar dorëheqjen e Anton Sllavçevit, kryetarit në detyrë të komisionit, dhe mbylljen e plotë të organit. Ngjarja u organizua nga Lëvizja..

botuar më 25-07-21 6.17.MD

Bullgaria dëshiron të tërheqë kompani dixhitale nga SHBA-ja në rajonin e Kozllodujit

Në takimet me drejtuesit e Meta, Shoqatës së Blerësve të Energjisë së Pastër - Clean Energy Buyers Association (CEBA) dhe Korporatës IP3, Ministri i Energjisë Zheço Stankov diskutoi projekte për krijimin e zonave industriale të orientuara drejt..

botuar më 25-07-21 11.04.PD