Bullgaria dhe 6 vende të tjera anëtare të BE-së nuk kanë nënshkruar një deklaratë të përbashkët që dënon Izraelin për situatën në Gaza. Deklarata u nënshkrua nga 20 vende të BE-së, 8 partnerë dhe Komisioneri Evropian për Barazi, Përgatitje dhe Menaxhim të Krizave, Hadja Labib. Ajo u publikua në faqen e internetit të Ministrisë së Jashtme Britanike.
Deklarata dënon Izraelin për furnizimet e tij të kufizuara me ushqim në Gaza dhe për "vrasjen çnjerëzore të civilëve" atje.
Përveç Bullgarisë, deklarata nuk u nënshkrua nga Gjermania, Kroacia, Republika Çeke, Hungaria, Rumania dhe Sllovakia. Kaia Kallas, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, gjithashtu nuk e nënshkroi.
Ministria e Jashtme Izraelite e hodhi poshtë dokumentin dhe tha se mesazhi është i shkëputur nga realiteti dhe i dërgon një sinjal të gabuar Hamasit.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: AP/BTAKryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski akuzoi gazetarin bullgar maqedonas të sulmuar Vlladimir Perev për inskenim dhe vetëlëndim, raportoi BGNES. Më 21 nëntor, në një dyqan në qendër të Shkupit, Perev u sulmua para..
Në një dyqan në Shkup, publikisht, me fjalë dhe goditje, u sulmua gazetari dhe doajen i komunitetit bullgar në Maqedoninë e Veriut, Vlladimir Perev. Për ngjarjen informoi vetë ai në një publikim në faqen “Tribuna”. Perev, i cili është 80 vjeç, u..
Bisedova shumë herë me ministrin e jashtëm të Maqedonisë së Veriut Timço Mucunski. Ai e di shumë mirë dhe qartë qëndrimin tonë. Roli i tij është të bindë qeverinë e vet të respektojë konsensusin e vitit 2022. Këtë e tha ministri i jashtëm bullgar Georg..
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski akuzoi gazetarin bullgar maqedonas të sulmuar Vlladimir Perev për inskenim dhe vetëlëndim,..