Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Protesta "Drejtësi për të Gjithë" sonte në Sofje

Foto: Facebook/PravosadieZaVseki

Nisma qytetare "Drejtësi për të Gjithë" po organizon një protestë të re sonte në Sofje. Ajo do të mbahet para Pallatit të Drejtësisë dhe do të marshojë drejt ndërtesës historike të Asamblesë Kombëtare dhe deri në kryqëzimin kyç në kryeqytetin Orllov Most.

Protesta u provokua nga vendimi i Kolegjit të Prokurorisë për ta lënë Borisllav Sarafovin në krye të prokurorisë për një kohë të pacaktuar, pavarësisht kufizimit ligjor që një person jo-në detyrë nuk mund ta mbajë këtë pozicion për më shumë se 6 muaj.

Demonstruesit shprehin gjithashtu shqetësimin se arrestimet e kryetarëve të bashkive dhe këshilltarëve bashkiakë janë pjesë e një skenari për represion.

Sarafov u emërua Prokuror i Përgjithshëm i Përkohshëm i Bullgarisë në qershor 2023 pas shkarkimit të Ivan Geshev nga detyra. Sipas ndryshimeve të fundit në Aktin e Sistemit Gjyqësor nga janari i këtij viti, pas përfundimit të parakohshëm ose skadimit të mandatit të Prokurorit të Përgjithshëm, një prokuror i përkohshëm në detyrë emërohet për një periudhë jo më të gjatë se gjashtë muaj. Kolegji i Prokurorisë pranoi se ndryshimi nuk ndikon te Borisllav Sarafovi, pasi ai u emërua Prokuror i Përgjithshëm në detyrë përpara se ndryshimi të hynte në fuqi.

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva

Foto: Facebook/PravosadieZaVseki



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Forumi DiVino.Taste ofron shije të reja dhe interesante nga vreshtat në të gjithë vendin

Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..

botuar më 25-11-28 5.55.PD

Parashikimi i motit për 28 nëntorin

Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në juglindje deri në 12°, në Sofje - do të jetë rreth 6°. Moti me re do të mbetet gjatë 24 orëve të ardhshme. Do të bjerë shi pothuajse në të gjithë vendin. Gjatë ditës, shirat do të..

botuar më 25-11-27 7.40.MD

Bllagomir Kocev lirohet kundrejt garancisë prej 200 mijë leva

Gjykata Rajonale e Varnës liroi kryetarin e qytetit, Bllagomir Kotsev, kundrejt një garancie prej 200 mijë leva (102,258 euro). Para se gjykata të merrte vendimin, para ndërtesës u mblodhën mbështetësit e tij dhe simpatizantët e “Po e vazhdojmë..

botuar më 25-11-27 5.30.MD