CSKA ka njoftuar zyrtarisht se sulmuesi shqiptar Kevin Dodaj do të luaj në skuadër. Lojtari 19-vjeçar i bashkohet "të kuqve" nga ekipi i Vllaznisë dhe do të veshë fanellën me numër 22 në ekipin e tij të ri. Ai bëhet lojtari i tretë i ri për ekipin e boshnjakut Dušan Kerkez këtë verë.
"Kevin Dodaj ka një potencial të madh, të cilin e zhvilloi gjatë sezonit të fundit të klubit të tij të mëparshëm. Cilësitë e tij të gjithanshme i lejojnë atij të luajë në të dy krahët, si dhe në krye të sulmit", shkroi CSKA në faqen e saj të internetit.
Dodaj ka 7 ndeshje dhe 1 gol për ekipin kombëtar të të rinjve të Shqipërisë. Ai bëhet lojtari i dytë shqiptar në historinë e CSKA-së pas Altin Haxhiut, i cili luajti për skuadrën e CSKA-së në fillim të shekullit.
Redaktoi: Мiglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Klubi i Futbollit i CSKA-së
Aleksandër Vasilev është kualifikuar për çerekfinalet e turneut të hapur për të rinj, raportoi BTA. Bullgari - gjysmëfinalist i Wimbledonit dhe nr. 4 në programin e turneut, tregoi karakter të fortë dhe mposhti Jan Kumsat nga Republika Çeke..
Kampioni i Wimbledon për të rinj dhe i renditur i pari në renditje, Ivan Ivanov, kaloi lehtësisht në raundin e tretë në grupmoshën e tij, raportoi BTA. Nisje e fortë për Ivan Ivanov dhe Aleksandër Vasilev në US Open Në raundin e dytë,..
Në garën me gati 2000 atletë, në Kampionatin Multi-Evropian të Taekwondo-s në Nish (Serbi), garuesit bullgarë fituan tre medalje ari dhe tre bronzi, dhe Viktoria Ivanova u zgjodh gjyqtarja më e mirë. Në kategorinë e meshkujve deri në 68 kg, Stefan..
Kampioni i Wimbledon për të rinj dhe i renditur i pari në renditje, Ivan Ivanov, kaloi lehtësisht në raundin e tretë në grupmoshën e tij, raportoi..
Aleksandër Vasilev është kualifikuar për çerekfinalet e turneut të hapur për të rinj, raportoi BTA. Bullgari - gjysmëfinalist i Wimbledonit..