Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pakohësi dhe freski me "Graniti i Zi" - kënga e re nga Grafa

Foto: facebook.com/Grafa.Official

Një histori e freskët verore, pakohësi dhe një tingull elegant etnik - kjo është "Graniti i Zi", kënga e re nga Vlladimir Ampov - Grafa. Kënga shoqërohet nga një videoklip i xhiruar në film 16 mm - një zgjedhje krijuese me të cilën ekipi kthehet në mënyrë të vetëdijshme në pamjen autentike të kinemasë.

Stilistikisht, pjesa përshtatet në valën aktuale të "garagepop" - duke kombinuar butësinë nostalgjike me energjinë e freskët dhe bashkëkohore. Muzika është nga Grafa dhe Denis Popstoev, i cili ka bërë edhe aranzhimin, tekstet janë shkruar nga Nika, dhe vokalet interpretohen gjithashtu nga trioja "Fida", të cilët nuk pushojnë së na kujtuari sa i bukur dhe i butë është folklori bullgar.


Që nga dëgjimi i parë i albumit të ri të Grafës "Sinergjia", regjisori i videos, Kris Zahariev, e imagjinon këngën "Graniti i Zi" si një film të shkurtër veror - të gjallë, të ngrohtë dhe natyral. "Shpresoj që kur shikuesit ta shikojnë videon, të ndiejnë atë shkujdesje rinore që na kujton se edhe nëse jeta na paraqet surpriza, gjërat bien në vendin e tyre", thotë Kris. Dhe Grafa shton: "Kënga mbart një përzierje interesante të dritës, romancës dhe thellësisë - kjo është pikërisht ajo që donim të kapnim."

“Graniti i Zi” do të interpretohet edhe në koncertin e madh që Grafa po përgatit në Sofje më 13 nëntor 2025.

Më shumë për Grafa mund të lexoni dhe dëgjoni në postimet e mëposhtme nga koleksioni i Radio Bullgarisë:

Redaktoi: Diljana Traçeva

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva

Foto: facebook.com/Grafa.Official, YouTube/@vladimirampovgrafa



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kryevepra të kulturës muzikore bullgare: "Kohë Zbathur" – një kujtim fëmijërie

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva Foto: BNT - arkiv, Zdravko Petrov - BNR

botuar më 25-10-31 6.50.PD

Dita e rokut bullgar me një koncert madhështor të grupeve legjendare vendase

Koncerti i supergrupit “Fondacijata” (Fondacioni), ditëlindja e këngëtarit Kirill Mariçkov dhe Dita e Rokut Bullgar – këto tri ngjarje bashkohen në një më 30 tetor në Sofje. Ky koncert i madh do të bashkojë në një skenë grupet legjendare të rokut..

botuar më 25-10-30 7.35.PD

Grafa dhe Robi prezantojnë një video me kauzë, bazuar në një histori të vërtetë

Si një emër tashmë i njohur në skenën muzikore bullgare, Grafa gjithmonë mbështet artistë të rinj dhe të talentuar. Kënga e tij më e re, “Secili prej nesh”, është një duet me Robi – një këngëtar shumë i njohur nga brezi më i ri i artistëve...

botuar më 25-10-29 6.05.PD