Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Jehona nga takimi vjetor i Shoqatës së Shkollave Bullgare Jashtë Vendit

Drejtori i BNR-së Milen Mitev: Radio Bullgaria është një partner i natyrshëm i shkollave dhe ansambleve tona folklorike jashtë vendit

Drejtori i BNR-së Milen Mitev
Foto: Krasimir Martinov

Arsimi është çelësi i problemeve të pazgjidhura të Bullgarisë, me të cilat luftojmë prej më shumë se tre dekadash, ai ndriçon shpirtrat dhe ka aftësinë të hedhë themelet për një shoqëri të suksesshme - një rol në të cilin mësuesit kanë një pozicion udhëheqës dhe ata duhet të jenë një përparësi për vendin tonë. Me këto fjalë, Drejtori i Përgjithshëm i Radios Kombëtare Bullgare (BNR) iu drejtua dhjetëra përfaqësuesve të qendrave arsimore bullgare jashtë vendit në hapjen e takimit të 18-të vjetor të Shoqatës së Shkollave Bullgare Jashtë Vendit

“Shkollat bullgare jashtë vendit përmbushin një rol tjetër jashtëzakonisht të rëndësishëm - të ruajnë gjuhën dhe kulturën bullgare”, tha Milen Mitev, duke kujtuar se të dhënat statistikore flasin për “një Bullgari të tërë jashtë Bullgarisë” dhe janë shkollat, si dhe ansamblet folklorike bullgare jashtë vendit, ato që janë fija e artë që lidh bashkatdhetarët tanë jashtë vendit.


"Ju e ruani vetëdijen e tyre bullgare dhe detyra jonë si media publike është të jemi pranë jush. Të ndihmojmë që zëri juaj të dëgjohet, të tregojmë për arritjet dhe sukseset tuaja, të shprehim shqetësimet tuaja", tha drejtori i përgjithshëm i radios publike.

"Është e mrekullueshme që të dy shoqatat – Shoqata e Shkollave Bullgare Jashtë Vendit dhe Shoqata e Formacioneve Folklorike Bullgare Jashtë Vendit – i zhvillojnë takimet e tyre njëkohësisht në Veliko Tërnovo, sepse këto janë dy rrjete vërtet të shumë të mira të historisë dhe kulturës bullgare, të shpirtit bullgar, të asaj që i lidh të gjithë bullgarët në mbarë botën me atdheun e tyre – shtoi Milen Mitev në një intervistë për Radio Bullgarinë. – Të dy organizatat përbëhen nga një numër i madh anëtarësh dhe si shkollat në mbarë botën, ashtu edhe ansamblet folklorike numërojnë mbi 400. Në të njëjtën kohë, këta janë njerëz që, vetëm me entuziazmin, zemrën dhe shpirtin e tyre, arrijnë të mbështesin një organizatë të tërë. Në shumicën e rasteve, ata punojnë në kushte të vështira me fonde të pamjaftueshme dhe kjo nuk i ndalon aspak. Mendoj se ata janë një shembull i shkëlqyer për të gjithë ne se si njerëzit mund të japin gjithçka nga vetja për të ruajtur vetëdijen bullgare dhe shpirtin bullgar."

Milen Mitev me kryetaren e re të Shoqatës së Shkollave Bullgare Jashtë Vendit Zornica Gogan

Radio Bullgaria është partner mediatik i ngjarjes, e cila kontribuon që Radioja Kombëtare Bullgare të kryejë misionin e saj publik dhe të mbështesë bullgarët në të gjithë botën - kujtoi Mitev:

"Pikërisht këtu Radio Bullgaria ka një rol veçanërisht të rëndësishëm, pasi, nga njëra anë, pasqyron jetën, sukseset dhe problemet e të gjithë bullgarëve në mbarë botën, dhe nga ana tjetër, i tregon botës për Bullgarinë në 10 gjuhë të huaja. Radio Bullgaria është një partner i natyrshëm i organizatave të tilla si shkollat bullgare dhe ansamblet folklorike bullgare. Sepse jemi ne që duhet t'u kushtojmë vëmendje atyre, që duhet të mundësojmë që si arritjet, ashtu edhe sfidat e tyre të dëgjohen dhe të realizohen nga më shumë njerëz."

Dhënia e informacionit në gjuhën bullgare bashkatdhetarëve tanë në Moldavi ishte një nga temat e takimit të fundit midis Milen Mitev dhe ambasadorit të Moldavisë në vendin tonë:

Milen Mitev me ambasadorin e Moldavisë, Sh. e Tij Emil Zhakota

"Me Shkëlqesinë e Tij Emil Zhakota biseduam rreth nevojës që komuniteti bullgar në Moldavi të ketë më shumë përmbajtje, përfshirë përmbajtje mediatike, në gjuhën bullgare. Jam jashtëzakonisht i kënaqur që pala moldaviane e ka këtë mirëkuptim dhe shpresoj që në të ardhmen e afërt Radioja Kombëtare Bullgare do të jetë në gjendje të paraqesë më shumë përmbajtje mediatike - të krijuar nga programet tona kombëtare dhe rajonale dhe nga Radio Bullgaria - që të jetë e arritshme për bullgarët që jetojnë në Moldavi."

Prof. Dr. Dimitër Dimitrov dhe Milen Mitev

Dhe një lajm tjetër nga dita e parë e takimit të Shoqatës së Shkollave Bullgare Jashtë Vendit në Universitetin e Veliko Tërnovos – po punohet për një marrëveshje bashkëpunimi midis institucionit arsimor dhe Radios Kombëtare Bullgare. Marrëveshja e ardhshme, e cila u diskutua nga rektori, Prof. Dr. Dimitër Dimitrov, dhe drejtori i përgjithshëm i Radios Kombëtare Bullgare, Milen Mitev, do t'u ofrojë studentëve të Universitetit mundësinë të kryejnë praktikat dhe stazhet e tyre në studiot e Radios Kombëtare Bullgare në të gjithë vendin. Përveç kësaj, radioja do të transmetojë dhe publikojë të gjitha ngjarjet e rëndësishme nga jeta akademike dhe shkencore e Universitetit të Veliko Tërnovos "Shën Kirili dhe Metodi" – mësojmë nga një postim në faqen e Facebook-ut të universitetit.

Lexoni më tepër në arkivin tonë:


Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva

Foto: Krasimir Martinov, Facebook / Ambasada Republicii Moldova în Bulgaria, Universiteti i Veliko Tërnovos



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria sot – 25 korrik 2025

Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën tonë të përditshme "Kënga e ditës" do të dëgjoni këngën “I bukur je, o pylli im”, një himn nostalgjik për natyrën tonë të dashur, nga Ljuben Karavellov. Ju urojmë..

botuar më 25-07-25 3.00.MD

Bullgaria sot – 24 korrik 2025

Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën tonë të përditshme "Kënga e ditës" do të dëgjoni këngën e cila është pjesë e albumit të fundit  të Rushi Vidinliev, "Magjia". Ju urojmë minuta të këndshme!..

botuar më 25-07-24 3.00.MD

Bullgaria sot – 23 korrik 2025

Të nderuar miq, në fillim të programit tonë më 23 korrik 2025 do të dëgjoni lajmet e fundit. Pas kësaj do të ju ofrojmë informacion aktual për rritjen e çmimeve të pronave të paluajtshme në Bullgari. Në rubrikën tonë të përditshme “Kënga e Ditës” ju..

botuar më 25-07-23 3.00.MD