Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Il Messaggero: Bullgaria është në top 10 destinacionet detare më të favorshme në Evropë

Foto: Ministria e Turizmit

Bullgaria u shfaq në një klasifikim të botimit italian Il Messaggero, i cili rekomandon 10 nga destinacionet bregdetare më të përballueshme dhe me buxhet të ulët në kontinentin e vjetër.
"Evropa është vendi ideal për të zbuluar destinacione bregdetare që kombinojnë bukurinë e plazheve me çmime të favorshme", thuhet në publikim.

Kroacia është në krye të klasifikimit për shkak të "ishujve të saj të shumtë, vijës bregdetare të thepisur dhe piktoreske dhe mundësive të shumta për pushime të lira verore". Ndërsa Bullgaria zë vendin e shtatë – menjëherë pas Greqisë dhe përpara Ishujve Kanarie.



"Plazhe të pafundme me çmime që përputhen me çdo buxhet – Bullgaria është një zgjedhje e shkëlqyer për një pushim të bukur me çmime të favorshme. Sllënçev Brjag (Bregu i Diellit) është resorti detar në Detin e Zi, ku shtrihet një plazh i gjatë me rërë të artë – një pjesë e plazhit është e pajisur me çadra dhe shezlongë, ndërsa pjesa tjetër – e lirë për përdorim të hapur. Ky vend është veçanërisht i popullarizuar në mesin e turistëve të rinj, që kërkojnë pushime të lira, disko dhe festa në plazh", thuhet në artikull. Autorët theksojnë gjithashtu edhe parqet ujore pranë Burgasit, që ofrojnë atraksione dhe argëtime të ndryshme, si dhe pistën e kartingut, duke theksuar se janë të përshtatshme si për fëmijë, ashtu edhe për të rritur.

Shihni më shumë nga arkivi i Radio Bullgarisë:
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Sindi Nikollofski
Foto: Ministria e Turizmit, ilmessaggero.it


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Heraklea Sintika – qyteti antik që lidh natyrën dhe shkencën

“Heraklea Sintika është një trashëgimi natyrore dhe shkencore me rëndësi botërore!” – thekson Katja Stojanova, drejtoreshë e Muzeut Historik në Petriç dhe drejtuese e projektit “Restaurimi, konservimi, ruajtja, popullarizimi dhe zhvillimi i..

botuar më 25-09-08 8.20.PD

Krutmaç – dashuri me kafshatën e parë në fshatin Krepost

Fshati Krepost, komuna e Dimitrovgradit, do të shndërrohet në kryeqytetin kulinar të traditave më 7 shtator 2025, kur do të mirëpresë një nga ngjarjet më aromatike të kulinarisë bullgare – Festa e Krutmaçit. Bëhet fjalë për një djathë autentik bullgar, i..

botuar më 25-09-07 8.20.PD

Fasule, salsiçe dhe folklor – një festë shumëngjyrëshe dhe e shijshme në fshatin Zhitnica

Festivali i dytë i fasules me salsiçe premton një festë të paharrueshme të shijes dhe traditave folklorike në fshatin Zhitnica (Bullgaria Jugore).  Në livadhet e bukura pranë bazës së kuajve, më 7 shtator mblidhen dashamirës të kuzhinës autentike për të..

botuar më 25-09-07 6.05.PD