Të shtunën do të jetë me diell dhe edhe më е nxehtë. Në orët e pasdites mbi rajonet malore në Bullgarinë Perëndimore, dhe në mbrëmje dhe në rajonet veriperëndimore do të bëhet me vranësira dhe në vende të izoluara do të ketë bubullima dhe shi. Do të fryjë erë e moderuar juglindore. Temperaturat maksimale do të jenë midis 38 dhe 43°, për kryeqytetin do të jetë rreth 39°.
Përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të jetë me diell pas mesditës me erë të moderuar nga juglindja. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë midis 31 dhe 34°. Temperatura e ujit të detit është 24-26°. Dallgëzimi i detit është 1-2 ballë.
Në male do të jetë me diell dhe ngrohtë. Pas mesditës mbi masivet e Bullgarisë Perëndimore do të bëhet me vranësira, por vetëm në vende të izoluara do të ketë shi. Temperatura maksimale në një lartësi prej 1200 m. do të jetë rreth 33°, në 2000 m. - rreth 27°.
Të dielën, vranësirat do të zhvillohen mbi rajonet veriperëndimore, pas mesditës dhe në malet e Bullgarisë Jugperëndimore. Në disa vende do të ketë reshje dhe bubullima. Në pjesën tjetër të vendit do të mbetet me diell. Me ndryshimin e erës nga veriperëndimi, do të fillojë të depërtojë ajër relativisht i freskët.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BGNES
Bullgaria do të jetë qendra e elitës botërore studentore të matematikës, e cila do të mblidhet nga 28 korriku deri më 3 gusht 2025 në Bllagoevgrad për edicionin e 32-të të Olimpiadës më prestigjioze ndërkombëtare të matematikës për studentët -..
Edicioni i 31-të i forumit të filmit në kryeqytetin boshnjak nga 15 deri më 22 gusht do të paraqesë 5 produksione me kontribut bullgar. “Yugo Florida” është debutimi artistik i regjisorit serb Vladimir Tagić. Nga ana bullgare, në bashkëprodhimin e..
Vendi më i prekur nga zjarret për vitet 2024-2025 në Bashkimin Evropian është Bullgaria, njoftoi Ministria e Mjedisit dhe Ujit. Gjatë dy viteve të fundit, vendi ynë ka raportuar një trend alarmues: 38000 metra katrorë janë prekur nga zjarret, dhe dëmi..
Edicioni i 31-të i forumit të filmit në kryeqytetin boshnjak nga 15 deri më 22 gusht do të paraqesë 5 produksione me kontribut bullgar. “Yugo Florida”..
Bullgaria do të jetë qendra e elitës botërore studentore të matematikës, e cila do të mblidhet nga 28 korriku deri më 3 gusht 2025 në Bllagoevgrad për..