Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një bashkim i ri i shoqatave kulturore bullgare në mbarë botën do të promovojë aktivitetet e tyre

Bullgaria ka nevojë për miq në të gjithë botën, është e bindur bashkëkombësja jonë Mira Kopanarov

Vesella Rajçinova
Foto: Joan Kolev

Asociacioni i Organizatave Kulturore Bullgare Jashtë Vendit është organizata më e re që bashkon bullgarët në mbarë botën. Ndër themeluesit janë 26 shoqata dhe 6 anëtarë individualë.

"Në Sofje vendosëm një rregull në strukturën dhe punën e shoqatave bullgare jashtë shtetit me shtetin bullgar" - na shkroi Sëbina Hristova, kryetare e shoqatës gjermano-bullgare "Ognishte" (“Vatra”) në qytetin gjerman Papenburg. Ajo është ndër anëtarët e Bordit të Drejtorëve të zgjedhur, ku u përfshinë me ide edhe Diana Hristova nga Spanja, Dimitrinka Ivanova - Komanduçi nga Italia, Mira Kopanarov nga Kanadaja, Snezhana Gallçeva nga SHBA-ja, Vesella Rajçinova - Seli nga Izraeli, Bojço Damjanov nga Austria, Irina Gançeva - Çursa nga Ukraina dhe Gergana Hristova nga Italia.


Në takimin e parë të Asociacionit të Organizatave Kulturore Bullgare Jashtë Vendit, të mbajtur më 29 korrik nën patronazhin e Agjencisë Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Shtetit, kryetare u zgjodh bashkatdhetarja jonë Vesella Rajçinova, e cila jeton në Izrael që nga fundi i viteve 1990. "Asociacioni i ri do të përfshijë të gjitha shoqatat që duan të jenë anëtare", shpjegoi Rajçinova për Radio Bullgarinë dhe formuloi qëllimet e formacionit të ri:

"Popullarizimi i kulturës bullgare jashtë vendit, zhvillimi i marrëdhënieve me publikun, popullarizimi i aktiviteteve kulturore të anëtarëve të shoqatës në Bullgari dhe jashtë vendit, zgjerimi i shkëmbimit kulturor dhe të informacionit midis të gjithëve ne, përfaqësimi dhe mbrojtja e të drejtave të anëtarëve tanë. Kjo është një pikë e rëndësishme që nuk duhet anashkaluar kur krijohet një asociacion me një shkallë kaq të madhe. Është shumë e rëndësishme të ofrohet informacion, ndihmë teknike dhe konsulence si për organizatat ekzistuese ashtu edhe për të krijuar organizata të reja jashtë kufijve të Bullgarisë. E gjithë kjo lidhet me krijimin e faqeve të internetit, buletineve informative, organizimin e seminareve, pjesëmarrjen në projekte që lidhen me temën e aktiviteteve tona. Shpresoj sinqerisht se do t'i arrijmë këto qëllime, pasi jam e bindur se nuk ka nevojë të nxitohemi, por përkundrazi njerëzit duhet të jenë të njohur me këtë aktivitet. Shoqatat duhet të bëhen anëtare të asociacionit tonë, në mënyrë që të kemi këtë shkëmbim midis vendeve në të cilat jetojmë dhe Bullgarisë" - theksoi Vesella Rajçinova.


Midis themeluesve të asociacionit të ri është Konfederata e Organizatave dhe Aktivistëve Kulturorë Bullgarë Jashtë Vendit. Përfaqësuesja e saj për Kanadanë është Mira Kopanarov, e cila jeton jashtë shtetit prej 18 vitesh. Fjala ka qenë gjithmonë pjesë e jetës së saj personale dhe profesionale, pasi ajo merret me marketing dhe komunikim prej 20 vitesh. Përveç kësaj, në periudhën 19-23 maj të këtij viti, Mira organizoi një festival në Toronto kushtuar letrave dhe fjalës. Vizitorët ishin mbi 1000.


Pikërisht ky festival e bën Mirën të mendojë se sa e rëndësishme dhe e vlefshme është që bashkatdhetarët tanë si në Kanada ashtu edhe në mbarë botën të bashkohen, sepse ajo beson se Bullgaria ka nevojë për miq kudo. Deri më 5 gusht, në hollin e Agjencisë Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Shtetit në rrugën "Dondukov" - 2A, mund të shihet ekspozita e saj "Fjala për Paqe". Hapjes së saj zyrtare i parapriu mbledhja themeluese e Asociacionit të Shoqatave Kulturore Bullgare Jashtë Vendit.


“Në vitin 2019 u sëmura rëndë dhe rrënjët e mia më thirrën përsëri në Bullgari. Alfabeti glagolitik u shfaq në jetën time dhe duke e studiuar atë, zbulova se testamenti i Vëllezërve të Shenjtë Kirill dhe Metodij nxit pikërisht dashurinë për fjalën, paqen, mirëkuptimin midis njerëzve, dritën. Prandaj, mendoj se roli im është t'ua përcjell këtë dritë bullgarëve në mbarë botën”, tha Mira Kopanarov për Radio Bullgarinë.


Lexoni më tepër:

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva

Foto: Joan Kolev, Facebook /Rajna Manxhukova, Facebook /Agjencia Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Shtetit



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Si lëshohen lejet e ndërtimit dhe si ndërtimet e paligjshme bëhen të ligjshme

Një tjetër fatkeqësi, një tjetër analizë dhe masa të ndërmarra nga institucionet përgjegjëse. Përmbytja shkatërruese që goditi vendbanimin turistik “Elenite” një javë më parë dhe mori me vete katër jetë njerëzish, çoi në një “zgjim” nga ana e shtetit –..

botuar më 25-10-15 7.30.PD

95 për qind e japonezëve e njohin kosin bullgar

Një laborator i përbashkët kërkimor i “LB Bulgaricum” dhe atij japonez “Meiji” do të hapet në gjysmën e parë të vitit 2026. Ai do të zhvillojë produkte të reja dhe do të studiojë përfitimet e kosit tradicional bullgar. Kjo u njoftua pasi Ministri i..

botuar më 25-10-14 2.52.MD

Mbi 20 000 bullgarë dhe kompani nga jashtë - përdorues të faqes për punë në atdheun e tyre

Raportohet një interes në rritje për faqen e re të “Bulgaria Wants You” vetëm një muaj pas lançimit të saj, njoftoi organizata. Mbi 10 000 përdorues të rinj janë regjistruar. Për krahasim, ky është numri i të gjitha regjistrimeve në faqe që nga..

botuar më 25-10-14 11.58.PD