Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ekspozitë fotografike për primadonën e operës Rajna Kabaivanska në Burgas

Foto: burgas.bg

Burgasi është vendi nga ku fillon rruga e jashtëzakonshme e këngëtares bullgare të operës Rajna Kabaivanska drejt skenës botërore. Prandaj atje, pranë ndërtesës së Bashkisë, është vendosur një ekspozitë fotografike që ndjek në 150 fotografi jetën, karrierën dhe veprimtarinë bamirëse të primadonës së operës.

Rajna Kabaivanska me kryetarin e bashkisë së Burgasit Dimitër Nikollov

Fotot janë nën moton "Zgjuesit e mi" dhe rikujtojnë disa nga rolet triumfale të Kabaivanskës në teatrot më prestigjiozë të operës, si dhe paraqitje të paharrueshme skenike me tenorët botërorë Luciano Pavarotti dhe Plácido Domingo e të tjerë.

Ekspozita flet edhe për një përvjetor të rëndësishëm – një çerek shekulli nga fillimi i klasave ndërkombëtare master që primadona e operës organizon në Sofje. Në to kanë marrë pjesë mbi 250 interpretues të rinj, dhe 111 prej tyre kanë marrë bursa të siguruara nga fondi bamirës "Rajna Kabaivanska". Ky është edhe misioni afatgjatë i këngëtares së madhe bullgare – të mbështesë talentet e reja të operës.



Projekti "Zgjuesit e mi" përfshin fotografi nga arkivi personal i primadonës, si dhe foto nga autorë të njohur bullgarë, një pjesë e madhe e të cilave janë vepër e fotografit Kostadin Krëstev-Koko.

Lexoni më tepër për Rajna Kabaivanskën nga koleksioni i Radio Bullgarisë:

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Sindi Nikollofski

Foto: Bashkia Burgas (burgas.bg)



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Sofia Art Fair 2025 – IMAGINE me vepra madhështore dhe ide të reja nga 13 shtete

Nga data 2 deri më 5 tetor, Sofia Tech Park mirëpret Sofia Art Fair 2025 – IMAGINE , panairin e vetëm ndërkombëtar për artin bashkëkohor në Bullgari. Ngjarja mbledh pjesëmarrës nga 13 shtete dhe figura të rëndësishme nga skena globale e artit, duke e..

botuar më 25-10-02 9.15.MD

"Cirkolution" në Sofje!

24 shfaqje të artistëve ndërkombëtarë dhe bullgarë, 15 punëtori cirku për fëmijë dhe të rritur, dy koncerte dhe një ekspozitë - "Mbretërit e Magjisë", presin banorët dhe mysafirët e Sofjes nga 2 deri në 5 tetor në kuadër të edicionit të ri të..

botuar më 25-09-28 8.05.PD

Nga data 20 tetor fillon programi i bullgaristikës në Universitetin e Illinoisit

"Një moment historik për Bullgaristikën në SHBA!" – me një postim me këtë titull, konsulli i përgjithshëm i Bullgarisë në Çikago, Svetosllav Stankov, njoftoi lajmin se më 20 tetor 2025, në Universitetin e Illinois-it në Urbana-Champaign, nis..

botuar më 25-09-24 4.20.MD