Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

80 vjet nga Hiroshima: një gur dëshmitar i bombardimeve përcjell nga Sofja një thirrje për paqe

Foto: earthandman.org

Në vitin 2025 shënohen 80 vjet nga bombardimi atomik mbi qytetin japonez Hiroshima. Sipas traditës, në shenjë solidariteti me viktimat e sulmit, çdo vit më 6 gusht shoqëria bullgare ka mundësi të shohë një relikte unike – “Guri nga Hiroshima”. Ai është pjesë e koleksionit të vlefshëm të Muzeut Kombëtar “Toka dhe Njerëzit” në Sofje dhe ekspozohet në sallën “Kristalet Gjigante”.

Ky është një nga gjithsej 188 cope graniti, të gdhendura me imazhin e perëndeshës së mëshirës Kannon, të cilat shpërndahen nëpër botë si simbole të paqes. Guri ka qenë pjesë e kalldrëmit të tramvajit në Hiroshima dhe ndodhej 200 metra larg vendit ku ra bomba. Por si u bë që ai të përfundojë në Bullgari? — do të pyesë auditori kureshtar.

Dy javë pas ngjarjes tragjike në Hiroshima, në qytet shkoi Reikijo Umemoto për të takuar miqtë e tij të mbijetuar. Shumica e ndërtesave në qytet ishin djegur plotësisht. I tronditur nga pamja, Umemoto ecte mbi urën Ajoi-bashi, rreth 200 metra larg vendit të shpërthimit, ku kalonte linja e tramvajit. Një erë e fortë papritmas fshiu hirin që ishte nën këmbët e tij, dhe ai pa se kalldrëmi mbi të cilin ishin vendosur shinat – dëshmitarë të heshtur të ferrit bërthamor – kishte mbijetuar. Atëherë në zemrën e tij lindi ideja që këto gurë të shërbenin për ruajtjen e paqes dhe të ishin në kujtim të të gjitha viktimave të bombës atomike, duke u bërë themelues i Shoqatës “Guri për paqe”.

Në vitin 1965, kur kalldrëmi u zëvendësua, ai bleu gurët, dhe pas disa viteve, kur copat e granitit nuk ishin më radioaktive, mbi ta u gdhend imazhi i perëndeshës së mëshirës. Në vitin 1991, 188 gurët u shpërndanë tek udhëheqësit e 188 vendeve në botë si simbol i aspiratës për paqe të gjithë njerëzimit.

“Guri i Hiroshimës” iu dorëzua Muzeut “Toka dhe Njerëzit” në vitin 1997 nga presidenti i Bullgarisë, me angazhimin që “Dita e Mëshirës” të shënohet në mënyrë të përshtatshme.

Ngjarja në Muzeun “Toka dhe Njerëzit” do të zhvillohet sot, më 6 gusht, nga ora 10:00 deri në 18:00, ndërsa nga ora 11:00 deri në 12:00 hyrja do të jetë falas. Nga ora 11:00 do të luajë pianisti japonez Yusuke Hosaka.

Lexoni më shumë nga arkivi i Radio Bullgarisë:


Teksti: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: earthandman.org




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Të zgjosh një komb – një mision i ndritshëm gjatë shekujve

Bullgarët jemi ndër pak kombet që kanë një festë të vetën të spiritualitetit — Dita e Iluministëve të Popullit . E shënojmë çdo vit më 1 nëntor, për të nderuar, jo sundimtarë apo heronj ushtarakë, por njerëzit e shpirtit — ata bullgarë që kanë..

botuar më 25-11-01 5.50.PD

E Shtuna e të Vdekurve është një shprehje e dashurisë sonë për shpirtrat e të ndjerëve

Në botën bashkëkohore, kur vlerat materiale zëvendësojnë ato shpirtërore, mendimet për shpëtimin e shpirtit mbeten disi në plan të dytë. Gara e pandërprerë me kohën dhe detyrimet e përditshme e mpakin zërin e shpirtit, që mbytet nga ritmi i vrullshëm..

botuar më 25-11-01 4.55.PD

Përralla nga Korten në Bullgari dhe Moldavi “ringjallen” në Sofje

Përmbledhja “Përralla folklorike kortenase nga Bullgaria dhe Moldavia” do të prezantohet më 30 tetor 2025, në Qendrën Kulturore Bullgare, në Sofje. Libri është botuar nga Universiteti Shtetëror i Taraklisë “Grigorij Camblak”. Në kuadër të ngjarjes, e..

botuar më 25-10-30 5.10.PD