Biblioteka Rajonale “Pejo K. Javorov” në Burgas është mikpritëse e forumit me temë: “Burgasi – pikë ndërthurjeje e trashëgimisë industriale, ndjeshmërisë ekologjike dhe potencialit kulturor”, njoftojnë organizatorët nga ekipi i Fondacionit Bullgar për Biodiversitetin, në partneritet me Fondacionin “Burgas–2032”. Veprimtaria i kushtohet ndërveprimit mes mjedisit natyror, trashëgimisë industriale dhe zhvillimit kulturor të qytetit dhe organizohet me rastin e 45-vjetorit të shpalljes së Liqenit Atanasovsko rezervat natyror. Aktiviteti është pjesë e nismave të lidhura me kandidaturën e Burgasit për Kryeqytet Evropian të Kulturës 2032, me fokus te mundësitë për zhvillim të qëndrueshëm të qytetit dhe zonave përreth liqenit.
Ndër iniciativat e paraqitura janë ide për rinovimin e Liqenit Atanasovsko dhe hapësirave përreth, të hartuara nga arkitektë të rinj; si dhe koncepti i Fondacionit për Biodiversitet “Burgasi – mes tri liqeneve dhe një deti”, që synon ruajtjen e biodiversitetit dhe lidhjen harmonike të zonave natyrore me ato urbane.
Lexoni më shumë për Liqenin Atanasovsko:
Redaktoi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Bashkia e qytetit Burgas
Një ceremoni solemne do të mbahet në Silistra më 1 tetor për të shënuar 85-vjetorin e kthimit të Dobruxhës Jugore në Bullgari, raportoi BTA. Përfaqësues të autoriteteve lokale dhe qendrore dhe qytetarë do të vendosin lule para monumentit të..
Që prej vitit 1980, bota e feston 27 shtatorin si Ditën Botërore të Turizmit.Ajo shoqërohet me përvjetorin e miratimit të statutit të Organizatës Botërore të Turizmit në vitin 1970. Një numër vendbanimesh bullgare organizojnë ngjarje të veçanta,..
Falë kristianizimit, shkrimit dhe gjuhës, populli bullgar dhe Bullgaria mbetën në kujtesën e Evropës edhe atëherë kur shteti bullgar zhdukej për shekuj të tërë nga harta politike e Kontinentit të Vjetër. Pagëzimi dhe krijimi i shkrimit bullgar kanë..