Një kontingjent ushtarak i Ushtrisë Bullgare u nis për një mision paqeruajtës në Kosovë, njoftoi korrespondenti i BNR nga Shumeni, prej nga sot u përcollën zyrtarisht 97 ushtarakë (90 burra dhe 7 gra). Kontingjenti bullgar është pjesë e komandës rajonale "Perëndimi" në kuadër të forcave stabilizuese të NATO-s në Kosovë, dhe vjen nga Komanda e Brigadës së 5-të.
Pjesa kryesore e kontingjentit është formuar nga batalioni i 29-të i mekanizuar, që bën pjesë në përbërjen e Komandës së Brigadës së 5-të në Pleven. Gjithashtu marrin pjesë edhe ushtarakë nga Brigada e 61-të e mekanizuar në Karllovo, regjimenti i 4-të i artilerisë në Asenovgrad, si dhe ushtarakë nga Komanda e Përbashkët e Forcave, Akademia Ushtarake Mjekësore dhe Policia Ushtarake – Varna.
Redaktoi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Ministria e MbrojtjesQë prej brezash, dita e parë e shkollës është një emocion i vërtetë për çdo familje bullgare – tha Presidenti Rumen Radev gjatë hapjes së vitit të ri shkollor në Gjimnazin e Parë të Gjuhës Angleze në Sofje, raportoi BTA. Kryeministri Rosen..
Bullgaria është e gatshme të rrëzojë dronë rusë. Zona verilindore e vendit po monitorohet në mënyrë aktive – këtë e deklaroi për bTV ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov. Ai bëri të ditur se Sofja do të marrë një hua prej mbi 3 miliardë eurosh përmes..
Kërkesa për punonjës u rrit me 5% gjatë muajit gusht, që përkthehet në mbi 1700 vende pune më shumë krahasuar me korrikun, njoftoi për BTA një nga kompanitë më të mëdha të burimeve njerëzore në Bullgari. Megjithatë, krahasuar me të njëjtën periudhë të..
Kërkesa për punonjës u rrit me 5% gjatë muajit gusht, që përkthehet në mbi 1700 vende pune më shumë krahasuar me korrikun, njoftoi për BTA një nga..
Bullgaria është e gatshme të rrëzojë dronë rusë. Zona verilindore e vendit po monitorohet në mënyrë aktive – këtë e deklaroi për bTV ministri i mbrojtjes..
Që prej brezash, dita e parë e shkollës është një emocion i vërtetë për çdo familje bullgare – tha Presidenti Rumen Radev gjatë hapjes së vitit të ri..