Agjencia e Punësimit po aplikon në kuadër të programit "Zhvillimi i Burimeve Njerëzore", pjesë e masës "Unë Zgjedh Bullgarinë". Qëllimi i operacionit është krijimi i kushteve dhe stimujve për vendosjen e përhershme në Bullgari të bullgarëve që jetojnë jashtë vendit, personave me origjinë bullgare dhe kandidatëve nga vendet e treta që nuk kanë nevojë për leje për të hyrë në tregun e punës, sipas legjislacionit bullgar. Një partner i përshtatshëm për zbatimin e projektit është Agjencia Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Shtetit.
Pritet që në kuadër të masës të ofrohen shërbime për akses në tregun e punës nga Agjencia e Punësimit, ndihmë të njëhershme për zhvendosjen e sendeve shtëpiake dhe një pagesë akomodimi për një periudhë deri në 12 muaj. Ndihma e njëhershme për zhvendosjen e sendeve shtëpiake brenda Bashkimit Evropian është deri në 5000 leva (rreth 2500 euro), dhe jashtë Bashkimit Evropian - deri në 10 000 leva (rreth 5000 euro). Kostoja e mundshme për zhvendosjen e sendeve shtëpiake nga vendet që janë kandidate për anëtarësim në BE, si dhe Kosova, është deri në 5000 leva (rreth 2500 euro). Ndihma për akomodim që një pjesëmarrës në masë mund të marrë është 406 leva (rreth 203 euro) në muaj për një periudhë deri në një vit, dhe një kërkesë e detyrueshme për këtë mbështetje është që kandidati të fillojë të punojë në një vendbanim në të cilin nuk zotëron një shtëpi të vet.
Për pjesëmarrësit në projekt që janë shtetas të huaj, ose për anëtarët e familjes që janë shtetas të huaj, përfshirja në trajnimin e gjuhës bullgare është e lejueshme, gjë që do të lehtësojë integrimin e tyre më të shpejtë në tregun e punës në Bullgari.
Në kuadër të projektit gjithashtu mund të ofrohen stimuj për transportin deri në dhe nga vendi i punës për një periudhë deri në 12 muaj, përveç rasteve kur kryhet punë në distancë ose puna bëhet nga shtëpia.
Lexoni më tepër në arkivin e Radio Bullgarisë:
Përpiloi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Agjencia Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Shtetit (arkiv)Në fillim të shekullit të kaluar Dubai ishte një qytet i vogël me rreth 1200 banorë, me një port të vogël në brigjet e Gjirit Persik. Falë vendndodhjes së tij gjeografike u shndërrua në një port të rëndësishëm për tregtarët e huaj, kryesisht indianë,..
Fondacioni “Kujtesa Bullgare” i Dr. Milen Vrabevskit po financon një projekt të madh për të ndërtuar dhe zëvendësuar ndriçimin rrugor në fshatrat Zaroshkë, Glloboçeni, Gorica e Madhe dhe Gorica e Mesme në komunën e Pustecit në Shqipëri. Dorëzimi..
Po hapet një Institut për Diasporën Bullgare dhe Trashëgiminë Kulturore Jashtë Vendit në Universitetin e Shkencave të Bibliotekave dhe Teknologjive të Informacionit. Qeveria e hap njësinë me kërkesë të rektorit të institucionit të arsimit të lartë pas..