Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sezoni i gjuetisë fillon me një apel për mbrojtjen e pyjeve dhe më shumë vigjilencë

“Gjuetari i vërtetë është ai që i ka dhënë më shumë natyrës, sesa ka marrë prej saj”, kujton kryetari i unionit të gjuetarëve dhe peshkatarëve

4
Foto: BTA

Si çdo vit, të shtunën e dytë të muajit gusht fillon sezoni i gjuetisë për thëllëzën, pëllumbin e egër, turtullin dhe në përgjithësi për speciet shtegtuese të egra. Sipas rregullave të përcaktuara, gjuetia kryhet vetëm gjatë ditës – një orë para lindjes së diellit dhe një orë pas perëndimit të tij. Gjuetia grupore dhe individuale për gjah të vogël zhvillohet të shtunën dhe të dielën, ndërsa gjuetia për turtullin është e lejuar vetëm të shtunën.

inxh. Vasil Vasilev

Në lidhje me fillimin e sezonit, i cili fillon më 9 gusht, biseduam me inxh. Vasil Vasilev, kryetar i Këshillit Drejtues të Shoqatës Kombëtare të Gjuetarëve dhe Peshkatarëve në Bullgari (NLRS-SLRB). Ai drejtoi një apel tek gjuetarët që të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm dhe të mos shkaktojnë me veprimet e tyre, qëllimisht apo pa dashje, zjarre, në kontekstin e stuhive të zjarrit që dogjën qindra mijëra dekara me pyje.

“Kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme, sepse roli i gjuetarit në radhë të parë është të mbrojë gjahun dhe habitatet e tij – thekson inxhinier Vasilev. – Zjarri, përveç se vret fizikisht kafshët në flakët e zjarrit, edhe të mbijetuarit humbin habitatet e tyre dhe detyrohen të largohen nga këto zona. Prandaj është edhe apeli të jemi të kujdesshëm, të përgjegjshëm, të mos lejojmë që pas nesh të shpërthejë zjarr.



Për fat të keq, askush nuk mund të japë informacion objektiv për dëmet reale që kanë shkaktuar zjarret, por pylli është mbi të gjitha habitat për një sërë speciesh të gjuetisë, gjithashtu edhe për shpendë dhe gjitarë të rrallë dhe të mbrojtur. Kur stuhia e zjarrit shkatërron habitatet e tyre, shkatërrohen folena me zogj të sapodalë nga veza dhe të sapolindur, dhe është me të vërtetë e vështirë të vlerësohen realisht dëmet që sjell kjo stuhi në jetën shtazore në vendet ku shpërthejnë të tilla zjarre.”

Në Bullgari ka mbi 2700 shoqëri gjuetie, të cilat kanë struktura të ndërtuara në vend, me kanale të tyre për njoftim në rast zjarri ose situate të jashtëzakonshme. Prandaj të parët që reagojnë dhe përfshihen në shuarjen e zjarreve janë gjuetarët nga shoqata kombëtare e gjuetisë. “Dhe kjo është normale, sepse gjuetarët janë njerëz të përgjegjshëm, të cilët gjithmonë kanë qenë në ndihmë të shoqërisë, autoriteteve vendore, policisë dhe zjarrfikësve”, thotë inxhinier Vasilev dhe shton:



“Nuk do t’i harroj fjalët e një gjuetari që e respektoj shumë, se gjuetari i vërtetë është ai që i ka dhënë më shumë natyrës sesa ka marrë prej saj. Jam i lumtur që jeta më dha mundësinë të njoh shumë të tillë njerëz. Me të vërtetë, për të mundur ne të gjuajmë dhe të praktikojmë hobin tonë, duhet të kujdesemi për gjahun dhe më së shumti për habitatet e tij. Sepse edhe nëse përpiqemi të rishpërndajmë gjah në territoret e prekura nga zjarret, derisa të krijohet një bimësi natyrore e egër, nuk do të ketë një mjedis ku ata të gjejnë ushqim dhe strehim dhe kafshët nuk do të qëndrojnë në këto zona. Pra, ky është një proces i vazhdueshëm, gjatë gjithë vitit dhe kërkon përpjekje të bashkuara të shumë njerëzve që mbeten të fshehur nga shoqëria, por ne nuk mburremi me atë që përpiqemi të bëjmë. Për ne është e rëndësishme të komunikojmë me natyrën në mënyrën që e kuptojmë dhe t’u japim mundësinë fëmijëve dhe nipërve tanë të bëjnë të njëjtën gjë, që të mund të prekin natyrën në të njëjtën mënyrë.”



Sa i përket ripërtëritjes së territoreve pyjore dhe nëse pyllëzimi është një zgjidhje për masivet pyjore të djegura, inxhinier Vasilev sqaron se në vitet e fundit praktikat e inxhinierisë pyjore janë të orientuara drejt mirëmbajtjes së ekosistemeve natyrore pyjore. Pyllëzimi artificial është një masë e fundit dhe vetëm kur preken territore të mëdha:



“Në çdo rast, pas një periudhe të caktuar kohe, nëse nuk fillon vetërimëkëmbja natyrore, do të jetë e nevojshme të bëhet pyllëzim. Jam i bindur se, nëse bëhet një apel nga autoritetet pyjore, gjuetarët në vend do të përgjigjen sërish, siç kanë marrë pjesë shumë herë edhe në vitet e mëparshme. Sidoqoftë, gjuetarët kanë qenë në themel të asaj lëvizjeje të fuqishme që në vitet '50 dhe '60, me pyllëzim aktiv, ka ndihmuar në frenimin e përroskave. Kështu janë ripërtërirë shumë territore të dëmtuara, që sot të shndërrohen në pyje dhe të kemi ujë të mjaftueshëm, të kemi një biodiversitet të pasur me të cilin jemi në tre vendet e para në Evropë.”


Në fund të bisedës sonë, inxhinier Vasil Vasilev u uroi gjuetarëve të kenë shumë dalje të frytshme dhe të suksesshme për gjah, por edhe të mos harrojnë të jenë jashtëzakonisht të përgjegjshëm dhe të kujdesshëm në përdorimin e armëve të gjuetisë. Duke kujtuar incidentet tragjike që kanë marrë jetën e katër gjuetarëve, kryetari i Shoqatës Kombëtare të Gjuetisë bën thirrje për ndjekje të rreptë të disiplinës gjatë daljeve për gjah.



“Këto janë parakushtet kryesore për të mos lejuar incidente gjatë gjuetisë, kështu që apeli im kryesor për të gjithë është, sigurisht: jini të përgjegjshëm, ruani pyjet, mbroni ato dhe mos lejoni zjarre. Mos lejoni incidente me armë gjahu dhe, mbi të gjitha: gjah të mbarë!”

Shihni më shumë nga Arkivi i Radio Bullgarisë:
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Sindi Nikollofski

Foto: BTA, slrb.bg, sidp.bg, facebook.com/lovIribolovBulgaria



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Foto: Shkolla e Gjuhës Amtare Bullgare në Budapest

Një brez i katërt fëmijësh bullgarë në Hungari mbushin klasat e shkollës sonë të së dielës

Në ditën e fundit të gushtit, viti i ri shkollor filloi zyrtarisht në ndërtesën e Qendrës Kulturore Bullgare në rrugën “Vágóhíd” Nr. 62 në Budapest. Mësimet shkollore në Hungari filluan më 1 shtator dhe edhe këtë herë, mbi 150 fëmijë, pasardhës të..

botuar më 25-09-02 4.50.MD
Foto: Universiteti i Ruses

Dega e Universitetit të Ruses në Taraklia hapi vitin e saj të parë akademik

Dega e Universitetit të Ruses në Taraklia, Moldavi, filloi vitin e saj të parë akademik. Ngjarja u përcaktua si historike, pasi kjo është dega e parë dhe e vetme e një universiteti bullgar jashtë vendit . Dega u hap më 24 maj të këtij viti, pasi..

botuar më 25-09-02 2.41.MD
Martin Georgiev (majtas) dhe Gregori Leon Furi

Studentët shpikën një robot në ndihmë të fermerëve të vegjël në Bullgari

Zgjidhje për një punë, të cilën askush nuk dëshiron ta punojë, propozojnë dy shpikës të rinj bullgarë. I linduri në Katar Gregori Leon Furi dhe Martin Georgiev nga Sofja krijojnë sistem të robotizuar për barërat e këqija, duke përdorur..

botuar më 25-09-02 7.00.PD