Edicioni i tretë i festivalit "Mbrëmja e Kulturës së Bullgarisë - 2025" në qytetin e Durrësit, Shqipëri, u zhvillua në një atmosferë të mrekullueshme festive. Kjo u njoftua në Facebook nga Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Tiranë. Valltarët nga klubi i vallëzimit "Sijanie", Plovdiv, me koreografen Gergana Atanasova dhe asistente koreografen Stefka Mileva i mbushën mysafirët dhe banorët e Durrësit me energjinë e jashtëzakonshme të valleve popullore bullgare, shton misioni ynë diplomatik.
Eventi është organizuar nga Xhejljan Demirev me ndihmën e Ambasadës së Bullgarisë në Shqipëri. Tradicionalisht, gëzon interes të madh nga banorët dhe mysafirët e qytetit, dhe përfaqësuesit e komunitetit vendas bullgar marrin pjesë me gëzim në aktivitet.
Lexoni për mbrëmjet e kulturës bullgare në Shqipëri në arkivin e Radio Bullgarisë:
Mësoni më shumë për komunitetin bullgar në Shqipëri në arkivin tone:
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: facebook.com/BGEmbTirana
“Folklori është një nevojë për njeriun dhe kjo nevojë ndoshta nuk do të zhduket kaq lehtë”, është e bindur doc. dr. Natalija Rashkova – etnologe dhe folkloriste, pedagoge universitare dhe studiuese me kontribut të dalluar në kërkimin e folklorit..
Ambasada e Bullgarisë në Japoni ftoi bashkatdhetarët tanë që jetojnë në Tokio dhe zonën përreth të marrin pjesë në një seminar krijues për qëndismat bullgare më 19 tetor 2025. "Jemi të kënaqur t'ju ftojmë në një seminar qëndisjeje të organizuar..
Një enë balte dhe një kovë druri nga fshati Momçillovci janë pjesë e ekspozitës në Muzeun e Kosit, i cili u hap së fundmi në Shangai, bëri të ditur për BTA kryetarja e fshatit të malit Rodopa , Sijka Surkova. Në qytetin kinës përfaqësues të fshatit..