Mbi 70 mjeshtër artizanë do të marrin pjesë në Panairin tradicional të Artizanatit në fshatin Oreshak pranë Troanit, i cili fillon më 14 gusht dhe do të zgjasë deri të dielën, njoftoi korrespondenti i BNR-së Pllamen Hristov. Mjeshtrit e artizanatit tradicional bullgar do të ngrenë tendat e tyre në rrugën përpara Ekspozitës Kombëtare të Artizanatit dhe Arteve në Oreshak, menjëherë pranë Manastirit të Trojanit.
Panairi, i cili është më i madhi në Bullgarinë Veriore, daton që nga shekulli i 18-të dhe mbahet në ditët përreth festës së madhe të krishterë Fjetja e Hyjlindëses Mëri - 15 gusht.
Këtë ditë, Manastiri i Trojanit do të kremtojë festën e tij të tempullit. Pas Liturgjisë Hyjnore të premten, ikona mrekullibërëse e Nënës së Shenjtë të Zotit me Tre Duar, e mbajtur atje për shekuj me radhë, do të mbartet në një procesion nga kisha e manastiritderi në faltoren aty pranë, ku është kryer mrekullia e saj e parë në vitin 1600. Besimtarët do të jenë në gjendje ta prekin ikonën dhe të luten për shëndet dhe mirëqenie.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA - arkiv
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..