Gjatë ditëve të fundit, në bregdetin jugor të Detit të Zi ka pasur disa incidente fatale me turistë të mbytur, njofton BNT. Era e fortë verilindore dhe rrymat e fshehta (të njohura si "rryma të vdekura") paraqesin rrezik për jetën, veçanërisht për turistët që nuk tregohen të kujdesshëm. Në shumicën e plazheve, flamujt janë të kuq dhe noti në det është i ndaluar për shkak të rrezikut nga mbytja. Rojet e plazhit rekomandojnë që njerëzit të mos e mbivlerësojnë forcën e tyre, dhe që fëmijët të qëndrojnë në vende të sigurta. Edhe kur uji duket i cekët, në disa vende rrymat krijojnë gropa. Prandaj, këshilla është që në situata ekstreme në det, të ruhet qetësia dhe vetëkontrolli.
Redaktoi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTAPresidenti Rumen Radev ua dorëzoi flamurin kombëtar pjesëmarrësve në Ekspeditën e 34-të Bullgare në Antarktidë. Në një ceremoni në Presidencë, flamuri u pranua nga kreu dhe doajen i studimeve bullgare në kontinentin e bardhë, Prof. Hristo..
Qytetarët duhet të qëndrojnë të qetë për futjen e euros në Bullgari nga 1 janari 2026, pasi Banka Kombëtare Bullgare (BNB) dhe bankat tregtare janë gati për të gjitha proceset që lidhen me konvertimin e monedhës dhe shpërndarjen e kartëmonedhave euro...
Pranimi i euros më 1 janar 2026 është “një nga etapat më të rëndësishme në rrugën evropiane të Bullgarisë”, deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në konferencën “Bullgaria në prag të eurozonës” që u mbajt në Sofje.Në forumin e zhvilluar në..
Në vitin 2024, 8.2% e personave të moshës 18 vjeç e lart që deklaruan se punonin (të punësuar ose të vetëpunësuar) në BE ishin në rrezik varfërie, sipas..
Maqedonia e Veriut ende nuk ka miratuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese që synojnë përfshirjen e qytetarëve që nuk i përkasin popullit shumicë, siç..
Bullgaria mbështetet te përpjekjet e konsujve të nderit nga e gjithë bota në vendin tonë për të kontribuar në hapjen e partneriteteve të reja në..