Në sfondin e shkëmbinjve të pjerrët të Grykës së lumit Iskër, fshati Ljutibrod po shndërrohet në një simbol të turizmit të verës në Bullgari. I njohur më së shumti për Ritlite – një fenomen natyror që shënon hyrjen në rajonin veriperëndimor të Bullgarisë – ky rajon piktoresk është një vatër e traditave të verës dhe trashëgimisë kulturore që nga koha e trakëve. Këtu, mes gjurmëve të kishave mesjetare, artefakteve romake dhe legjendave për çetën e Botevit, Dimitër Dimitrov dhe Ivana Cakova krijojnë një përjetim të pazëvendësueshëm: turizmin e verës.
Mysafirët e tyre janë aq të magjepsur nga pamjet mahnitëse drejt shkëmbinjve Ritlite dhe era e verës aromatike, saqë shpesh e humbasin trenin, ndërsa të tjerë refuzojnë të largohen nga kjo parajsë e vogël. Në një intervistë për Radio Bullgarinë, Dimitër zbulon se si ata organizojnë piknikë me verë buzë lumit Iskër dhe shkëmbinjve Ritlite për të tretin vit radhazi.
“Kur nisëm me turizmin tonë të verës, vendosëm ta bëjmë në një mënyrë jo tradicionale – diçka që të tjerët nuk e bëjnë. Meqenëse nuk kemi një kantinë, u ofrojmë mysafirëve të shijojnë verëra nga kolegët tanë nga rajoni. Turizmin tonë të verës e kemi quajtur “Porta drejt Veriperëndimit”, sepse vërtet Ritlite janë porta prej nga fillon ky rajon – me traditat e tij më të mira të kuzhinës së verës. Vetëm në zonën përreth qytetit Vraça, brenda një rrezeje prej 30–40 kilometrash, ka pesë kantina vere. Në dhjetë vitet e fundit ky sektor u zhvillua shumë shpejt – këtu prodhohen varietete të tilla si Vraçanski misket, Vraçanska temenuga, Gëmza, Rubin e të tjera.”
Udhëtimi i verës në Grykën e lumit Iskër magjeps jo vetëm bullgarët, por edhe vizitorë ndërkombëtarë.Spanjollë, gjermanë, zviceranë, austriakë e madje edhe indianë shijojnë verën bullgare në fshatin Ljutibrod.
"Është shumë e rëndësishme që vera të lidhet me një përjetim apo diçka shtesë që i jep asaj vlerë emocionale.Kur njerëzit vijnë tek ne, në mes të kësaj natyre të jashtëzakonshme, dhe provojnë në vend verërat e Veriperëndimit, krijojnë një lidhje të fortë me vetë verën, me njerëzit që e kanë prodhuar dhe me vendin.Sa i përket cilësive someliere apo teknologjikeverërat nga rajoni ynë janë të një cilësie me verërat më të mira në botë" - thotë Dimitër.
Degustimet kombinohen me shëtitje në Malësinë Vraçanski Balkan, deri te Manastiri i Çerepishit, kështjella mesjetare apo gjurmë të shenjtëroreve të lashta.
"Jemi të bekuar që kemi trenin. Mund ta merrni nga Sofja. Ai sjell një avantazh të madh – sepse të gjithë ata që marrin pjesë në piknikun e verës mund të shijojnë verën, pa u privuar shoferët - thotë Dimitër. - Vijnë me tren nga Sofja për rreth 2 orë. Arrijnë në Ljutibrod. I marrim nga stacioni. Bëjmë një shëtitje rreth një orë e gjysmë – dy. Pastaj kthehemi në brigjet e lumit Iskër, ku kemi përgatitur një tryezë të mbushur me verëra dhe ushqime vendase. Këtu shërbejmë vetëm ushqime nga prodhues lokalë – sallame, produkte të qumështit dhe surpriza të tjera. Prezantojmë çdo verë, prezantojmë veten tonë dhe flasim për verën."
Bullgarë dhe të huaj janë magjepsur nga natyra e Grykës së lumit Iskër së bashku me verën marramendëse të Veriperëndimit. Dimitër kujton një nga momentet më emblematike, kur një grup gazetarësh dhe tregtarësh të huaj të verës të mahnitur nga peizazhi i rajonit Rëtlitethanë të entuziazmuar: “Ky është vendi më i bukur në botë për të shijuar verën!”
Lexoni më tepër nga arkivi ynë:
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Verëtarët e hareshëm
Në akvatorin e ishullit Shën Anastasia shpaloset një spektakël përrallor: në 18 metra nën sipërfaqen e Detit të Zi ngrihet një kishëz ortodokse , ndërsa përballë saj është parkuar një “Çajka” sovjetike me grila kromi. Në afërsi të menjëhershme duket..
Bullgaria është afirmuar si një destinacion udhëheqës për nomadët dixhitalë në Evropën Lindore, me internetin më të shpejtë në rajon – mbi 100 Mbps madje edhe në disa shtëpi malore – dhe me qira mujore nën 400 euro. Qytete si Bansko, Sofja dhe Plovdiv..
Shoqata Sportive e Alpinizmit “Mlladost” në Bosilegrad të Serbisë, me mbështetjen e Komunës së Bosilegradit dhe Shoqatës së Alpinistëve të Serbisë, organizon ngjitjen e XII-të ndërkombëtare në majën Cërnook (1881 metra). Ngjarja do të mbahet më 16..
Në akvatorin e ishullit Shën Anastasia shpaloset një spektakël përrallor: në 18 metra nën sipërfaqen e Detit të Zi ngrihet një kishëz ortodokse , ndërsa..