Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Lumturia ka shijen e verës mes shkëmbinjve Ritlite në Grykën e lumit Iskër

2
Foto: Verëtarët e hareshëm

Në sfondin e shkëmbinjve të pjerrët të Grykës së lumit Iskër, fshati Ljutibrod po shndërrohet në një simbol të turizmit të verës në Bullgari. I njohur më së shumti për Ritlite – një fenomen natyror që shënon hyrjen në rajonin veriperëndimor të Bullgarisë – ky rajon piktoresk është një vatër e traditave të verës dhe trashëgimisë kulturore që nga koha e trakëve. Këtu, mes gjurmëve të kishave mesjetare, artefakteve romake dhe legjendave për çetën e Botevit, Dimitër Dimitrov dhe Ivana Cakova krijojnë një përjetim të pazëvendësueshëm: turizmin e verës.


Mysafirët e tyre janë aq të magjepsur nga pamjet mahnitëse drejt shkëmbinjve Ritlite dhe era e verës aromatike, saqë shpesh e humbasin trenin, ndërsa të tjerë refuzojnë të largohen nga kjo parajsë e vogël. Në një intervistë për Radio Bullgarinë, Dimitër zbulon se si ata organizojnë piknikë me verë buzë lumit Iskër dhe shkëmbinjve Ritlite për të tretin vit radhazi.

“Kur nisëm me turizmin tonë të verës, vendosëm ta bëjmë në një mënyrë jo tradicionale – diçka që të tjerët nuk e bëjnë. Meqenëse nuk kemi një kantinë, u ofrojmë mysafirëve të shijojnë verëra nga kolegët tanë nga rajoni.  Turizmin tonë të verës e kemi quajtur “Porta drejt Veriperëndimit”, sepse vërtet Ritlite janë porta prej nga fillon ky rajon – me traditat e tij më të mira të kuzhinës së verës. Vetëm në zonën përreth qytetit Vraça, brenda një rrezeje prej 30–40 kilometrash, ka pesë kantina vere. Në dhjetë vitet e fundit ky sektor u zhvillua shumë shpejt – këtu prodhohen varietete të tilla si Vraçanski misket, Vraçanska temenuga, Gëmza, Rubin e të tjera.”

Udhëtimi i verës në Grykën e lumit Iskër magjeps jo vetëm bullgarët, por edhe vizitorë ndërkombëtarë.Spanjollë, gjermanë, zviceranë, austriakë e madje edhe indianë shijojnë verën bullgare në fshatin Ljutibrod.


"Është shumë e rëndësishme që vera të lidhet me një përjetim apo diçka shtesë që i jep asaj vlerë emocionale.Kur njerëzit vijnë tek ne, në mes të kësaj natyre të jashtëzakonshme, dhe provojnë në vend verërat e Veriperëndimit, krijojnë një lidhje të fortë me vetë verën, me njerëzit që e kanë prodhuar dhe me vendin.Sa i përket cilësive someliere apo teknologjikeverërat nga rajoni ynë janë të një cilësie me verërat më të mira në botë" - thotë Dimitër.


Degustimet kombinohen me shëtitje në Malësinë Vraçanski Balkan, deri te Manastiri i Çerepishit, kështjella mesjetare apo gjurmë të shenjtëroreve të lashta.


"Jemi të bekuar që kemi trenin. Mund ta merrni nga Sofja. Ai sjell një avantazh të madh – sepse të gjithë ata që marrin pjesë në piknikun e verës mund të shijojnë verën, pa u privuar shoferët - thotë Dimitër. -  Vijnë me tren nga Sofja për rreth 2 orë. Arrijnë në Ljutibrod. I marrim nga stacioni. Bëjmë një shëtitje rreth një orë e gjysmë – dy. Pastaj kthehemi në brigjet e lumit Iskër, ku kemi përgatitur një tryezë të mbushur me verëra dhe ushqime vendaseKëtu shërbejmë vetëm ushqime nga prodhues lokalë – sallame, produkte të qumështit dhe surpriza të tjera. Prezantojmë çdo verë, prezantojmë veten tonë dhe flasim për verën."


Bullgarë dhe të huaj janë magjepsur nga natyra e Grykës së lumit Iskër së bashku me verën marramendëse të Veriperëndimit. Dimitër kujton një nga momentet më emblematike, kur një grup gazetarësh dhe tregtarësh të huaj të verës të mahnitur nga peizazhi i rajonit Rëtlitethanë të entuziazmuar: Ky është vendi më i bukur në botë për të shijuar verën!


Lexoni më tepër nga arkivi ynë:


Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: Verëtarët e hareshëm




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Poshtë kreshtës malore Gradishte kalon lumi Bistrica

"Gradishte" – një park përrallor mes mistereve prej guri në Rodopet Perëndimore

Nëse ju jepet rasti, mos e lini pa vizituar këtë vend mistik në Rodopet Perëndimore, në rrugën nga Goce Dellçev në drejtim të qyteteve Satovça dhe Dospat, i njohur me emrin "Gradishte" . Më pak se dy kilometra pas fshatit Dollno Drjanovo, në..

botuar më 25-08-31 9.30.PD

"Vitosha Run 2025" dhe një panair shënojnë 130 vjet turizëm të organizuar në vendin tone

Duke ndjekur hapat e Alekos dhe ekspeditës së tij legjendare deri në Çerni Vrëh – kështu qindra dashamirës të malit do të festojnë 130 vjetorin e ekskursionit të parë të organizuar turistik në vendin tonë. Festimet jubilare filluan me një program në..

botuar më 25-08-31 7.00.PD

"No more hotels" dhe një rritje prej 44% të turistëve gjermanë – taktika e suksesshme e vendpushimit "Allbena"

Është ende herët për të bërë një përmbledhje, por gjithçka tregon se sezoni ka qenë i suksesshëm për vendpushimet në Bregdetin tonë Verior të Detit të Zi, ku "Allbena" po shndërrohet në një shembull emblematik të rimëkëmbjes së shumëpritur pas pandemisë...

botuar më 25-08-29 7.05.PD