Ndjekësit e mësuesit shpirtëror Beinsa Duno (Petër Dënov), të njohur si Vëllazëria e Bardhë, e presin Vitin e Ri Hyjnor më 19 gusht tek Shtatë Liqenet e Rilës – në ditën e Shpërfytyrimit të Krishtit sipas kalendarit të vjetër. “Kjo ngjarje qendrore në krishterim lidhet me ndryshimin dhe shpresën e re, me lindjen e diellit në shpirtin e njeriut”, thuhet në faqen zyrtare të organizatës.
Për tre ditë me radhë – më 19, 20 dhe 21 gusht – ndjekësit e Dënovit festojnë së bashku fillimin e ri, të lidhur me lindjen shpirtërore të njeriut. Praktika tradicionale e mësimit të tyre – Panevritmia – fillon në orën 10:00, më 19 gusht, pranë liqenit “Veshka”.
Për herë të parë, një veprimtari e tillë u organizua nga Petër Dënov (1864–1944) pranë Shtatë Liqeneve të Rilës gjatë verës së vitit 1929. Mësimi i Dënovit, i cili ka ndjekës në mbarë botën, bashkon shpirtërimin e krishterë me urtësinë ezoterike, duke predikuar dashurinë, urtësinë dhe të vërtetën si rrugë drejt harmonisë me Zotin, natyrën dhe njerëzimin. Vëllazëria që ai themeloi quhet “e Bardhë”, pasi e bardha është simbol i pastërtisë, dritës dhe urtësisë hyjnore. Gjatë vallëzimit Panetvritmia, që simbolizon harmoninë mes njeriut, natyrës dhe universit, ndjekësit e Dënovit vishen tërësisht me rroba të bardha.
Lexoni më shumë nga koleksioni i Radio Bullgarisë:
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Kirill Falin
Më 14 shtator, Kisha Ortodokse Bullgare përkulet me nderim para Kryqit mbi të cilin u kryqëzua Jezu Krishti. Lartësimi i Kryqit të Nderuar të Zotit, (Krëstovden), është një nga 12 festat e mëdha të krishtera dhe gjithashtu një nga katër ditët në..
Ëmbëlsira “Garash” është një tortë me një histori shumë interesante, që meriton vëmendjen si të pasionuarve pas historisë, ashtu edhe të dashamirësve të shijes së saj të padiskutueshme. Krijuesi i saj është austro-hungarezi Kosta Garash. Sipas..
Më 11 shtator 1930, në fshatin Tvërdica të rrethit të Burgasit, lindi Nikolla Stançev Nikollov – mundës në stilin klasik dhe të lirë. Në Lojërat Olimpike të vitit 1956 në Melburn, ai fitoi medaljen e parë të artë olimpike për Bullgarinë, në..
Më 14 shtator, Kisha Ortodokse Bullgare përkulet me nderim para Kryqit mbi të cilin u kryqëzua Jezu Krishti. Lartësimi i Kryqit të Nderuar të Zotit,..