Gjatë muajit korrik u zbuluan gati dy herë më shumë laboratorë dhe sipërfaqe të përdorura për prodhimin dhe kultivimin e substancave narkotike krahasuar me muajin paraprak, njofton agjencia BGNES. Në korrik 2025 u evidentuan 40 raste, ndërsa në qershor – 22. Gjatë periudhës 1–31 korrik 2025, u sekuestruan mbi 1 ton kanabis dhe 465 kg marihuanë, sipas analizës mujore të të dhënave nga Njësia e Posaçme Ndërinstitucionale midis Prokurorisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme, e krijuar për të ndihmuar hetimet e kësaj kategorie krimesh, njoftoi Prokuroria e Shtetit. Për krime të lidhura me prodhimin, përpunimin, blerjen, posedimin dhe shpërndarjen e substancave narkotike u arrestuan 785 persona.
Po ashtu, Prokuroria njofton për ndalimin e 51 shtetasve të vendeve të treta, që qëndronin ilegalisht në Bullgari, si dhe 99 persona të dyshuar për kalim të paligjshëm të kufirit dhe ndihmë ndaj të huajve për të qëndruar apo kaluar nëpër territorin bullgar.
Gjatë muajit korrik hynë në fuqi 317 aktgjykime për krime të lidhura me drogën dhe 83 për çështje të lidhura me migracionin.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: mvr.bg/gdgp
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në juglindje deri në 12°, në Sofje - do të jetë rreth 6°. Moti me re do të mbetet gjatë 24 orëve të ardhshme. Do të bjerë shi pothuajse në të gjithë vendin. Gjatë ditës, shirat do të..
Gjykata Rajonale e Varnës liroi kryetarin e qytetit, Bllagomir Kotsev, kundrejt një garancie prej 200 mijë leva (102,258 euro). Para se gjykata të merrte vendimin, para ndërtesës u mblodhën mbështetësit e tij dhe simpatizantët e “Po e vazhdojmë..
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për..
Kreu i GERB-it, Bojko Borisov, tha se nuk i pëlqen buxheti i vitit 2026 dhe se ai do të ngrihet. Duke folur për mediat në parlament, Borisov tha se..
Asambleja Kombëtare ka futur një detyrim të ri për ndërmarrjet shtetërore për të zbatuar sisteme të menaxhimit të rrezikut të korrupsionit, duke..