Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Krijues të njohur do të marrin pjesë në punëtorinë artistike “Krijuesi dhe natyra” buzë Danubit

Foto: Aleksandër Levi/ BTA

Punëtoria e 29-të kombëtare e arteve pamore “Krijuesi dhe natyra” do të zhvillohet në fshatin Vetren, buzë lumit Danub, nga data 22 deri më 28 gusht, njoftuan për BTA organizatorët nga Shoqata Lokale e Piktorëve dhe Komuna e qytetit Silistra. Në aktivitet do të marrin pjesë krijues nga fusha e pikturës, skulpturës, grafikës dhe vizatimit – të gjithë krijues të afirmuar me arritje të njohura në nivel rajonal, kombëtar dhe ndërkombëtar. “Artistët do të përdorin teknika të ndryshme me pastel, laps, shkumës, por do të vihet theksi te piktura me bojëra vaji. “Ndoshta  mënyra më e mirë për t’i zbuluar dhe paraqitur bukuritë e shumta të fshatit buzë Danubit, Vetren, është përmes veprave të tyre”, tha kryetari i Shoqatës së Piktorëve në Silistra, Stefan Pençev.

Sipas traditës, veprat e realizuara gjatë punëtorisë artistike në natyrë do të rregullohen në një ekspozitë që do të hapet më 23 gusht në Galerinë e Arteve të qytetit danubian.


Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: Aleksandër Levi/ BTA




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria është mikpritëse e një forumi evropian për gjuhët klasike

Bullgaria është për herë të parë mikpritëse e konferencës vjetore të Euroclassica – federata evropiane e mësuesve të gjuhëve klasike, njofton BTA. Ngjarja ndërkombëtare, e cila po zhvillohet në Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski", vendos..

botuar më 25-08-21 3.59.MD

Ekspozita “American Art” sjell në Burgas vepra të krijuesve botërorë

Bashkia e qytetit Burgas dhe galeria Vivacom Art Hall Oborishte 5 prezantojnë ekspozitën ndërkombëtare American Art, e cila sjell në Burgas vepra nga disa prej krijuesve më të rëndësishëm amerikanë dhe botërorë të shekullit XX dhe XXI. Hapja zyrtare..

botuar më 25-08-20 12.16.MD

“Bullgaria piktoreske” – turizëm në rrugën e letërsisë

Dhjetë universitete evropiane do të prezantojnë programin e tyre shkencor “Bullgaria piktoreske. Rrugët letrare bullgare” në fshatin malor Huhla, ndërsa studiues nga Ankaraja dhe Varshava marrin pjesë në mënyrë speciale në edicionin e këtij viti të..

botuar më 25-08-17 8.00.PD