Një nga ikonat e muzikës franceze me origjinë bullgare – Silvi Vartan – do të vijë në Sofje në muajin tetor si e ftuars speciale në edicionin e 11-të të CineLibri, njoftojnë organizatorët e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit dhe Letërsisë. Këngëtarja u nda me adhuruesit e saj në Bullgari në vitin 2018, përmes dy koncerteve të mëdha në Sofje dhe Varna, dhe që nga ajo kohë nuk ka pasur paraqitje publike në vendlindje, kujtojnë organizatorët.
Silvi Vartan do të mbërrijë në Sofje më 24 tetor për Ceremoninë festive të ndarjes së çmimeve për veprat më të spikatura dhe do të dorëzojë personalisht Çmimin e Nderit për arritje të jetës dhe kontribut në artin e kinematografisë, që këtë vit i jepet një tjetër “yll” i madh ndërkombëtar – regjisores Agnieszka Holland.

Silvi Vartan do të prezantojë dokumentarin e regjisorit Georgi Toshev, „Silvi Vartan. Nga dashuria“, i cili i kushtohet jetës dhe rrugëtimit të saj artistik. Më 26 tetor, në prani të Silvi Vartan dhe Roland Perez, do të mbahet premiera zyrtare e komedisë dramatike „Nëna dhe mrekullia e jetës“, me regji të Ken Scott. Filmi është një bashkëprodhim midis Francës dhe Kanadasë dhe rrëfen historinë e vërtetë të Roland Perez, bazuar në librin e tij „Nëna ime, Zoti dhe Silvi Vartan“. Rolin kryesor e rikrijon Leïla Bekhti, ndërsa përkrah saj luajnë Jonathan Cohen, Joséphine Japy dhe vetë Silvi Vartan, e cila spikat në ekran me një prani plot hijeshi dhe finesë. Filmi është ndër më të suksesshmit në Francë për këtë vit, duke kryesuar në arkëtime që nga fillimi i vitit.
Silvi Vartan ka dy libra të botuar edhe në bullgarisht: „Nëna…“ dhe „Fjalë pas fjale“ – dy rrëfime të ndjera për forcën e dashurisë dhe për guximin e atyre që janë detyruar të jetojnë në mërgim.
Lexoni më shumë në arkivin e Radio Bullgarisë:
Redaktoi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Shtëpia botuese “Kolibri”
Artistja dhe arkitektja bullgare, Vivia Niki, prezantoi veprën e saj të re land art – një qiri gjigant tre-dimensional, i vizatuar në një livadh mes pyjeve të malit Pllana, i cili duket sikur lëviz dhe merr jetë vetëm nga një kënd i caktuar, kur shihet nga..
Teatrot në Bullgari tashmë po i numërojnë orët deri në ngritjen e perdes së edicionit të 13-të të Natës së Teatrove. Mbrëmja emocionuese do t’i shndërrojë skenat në 11 qytete bullgare në një festë të vërtetë të artit. Këtë vit iniciativa vjen me..
Në kryeqytetin e Letonisë, Riga, është paraqitur një ekspozitë e posaçme e dedikuar 140-vjetorit të Bashkimit të Principatës së Bullgarisë me Rumelinë Lindore. “Mënyra më fisnike” është motoja e Bashkimit të Bullgarisë në vitin 1885, i cili u..
Filmi i shkurtër i vizatuar "Jeta me një idiot" nga Teodor Ushev (Theodore Ushev) fitoi çmimin për filmin më të mirë në Festivalin e Filmit të Shkurtër..