Procesi i plakjes së popullsisë bullgare vazhdon të thellohet, deklaroi Ministria e Punës dhe Politikës Çështjeve Sociale në një njoftim për shtyp. Të dhënat janë nga raporti për vitet 2023 - 2024 mbi zbatimin e Strategjisë Kombëtare për Jetën Aktive të të Moshuarve në Bullgari (2019 - 2030), i publikuar për diskutim publik.
Sipas statistikave kombëtare, për periudhën 2023 - 2024, pamja demografike në vendin tonë karakterizohet nga një rënie dhe plakje e vazhdueshme e popullsisë, shkallë e ulët e lindshmërisë dhe vdekshmëri e lartë totale. Në fund të vitit 2024, personat e moshës 65 vjeç e lart ishin 1 544 245 persona, që është 24% e popullsisë së vendit. Krahasuar me vitin 2011, kjo pjesë është rritur me 5.5% dhe për çdo 100 persona në moshë aktive, korrespondojnë 61 në moshë joaktive.
Lexoni më tepër në arkivin e Radio Bullgarisë:
Redaktoi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BGNES, BTA
Të gjithë e dinë shprehjen ironike "dimri na habiti përsëri", të cilën, herë me buzëqeshje, herë me acarim, bullgarët e përsërisin pas reshjeve të para të dëborës dhe trazirave që pasojnë. Tani ndoshta ka ardhur koha për një parafrazim -..
Gjatë disa dekadave të fundit, komuniteti bullgar në Mbretërinë e Bashkuar është rritur ndjeshëm, dhe bashkë me këtë edhe nevoja për ruajtjen e gjuhës amtare dhe të identitetit kulturor. Një rol të rëndësishëm në këtë proces luajnë shkollat bullgare, të..
Në kuadrin e vizitës së punës dy-ditore në Tiranë që filloi sot, 15 shtator, Ministri i Mbrojtjes Atanas Zaprjanov do të marrë pjesë në hapjen ceremoniale të vitit të ri shkollor në shkollën bullgare të së dielës "Hristo Botev" në Tiranë. Ajo..
Në kuadrin e vizitës së punës dy-ditore në Tiranë që filloi sot, 15 shtator, Ministri i Mbrojtjes Atanas Zaprjanov do të marrë pjesë në hapjen..
Gjatë disa dekadave të fundit, komuniteti bullgar në Mbretërinë e Bashkuar është rritur ndjeshëm, dhe bashkë me këtë edhe nevoja për ruajtjen e gjuhës..
Sot, 57 mijë nxënës të klasës së parë kaluan pragun e shkollës në të gjithë Bullgarinë. Mbi 2300 shkolla në vend..