Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bansko Opera Fest 2025 mbledh dashamirët e muzikës nën qiellin me yje

Foto: FB/Bansko Opera Fest

Nga data 28 deri më 30 gusht, në sheshin qendror “Nikolla Vapcarov” të qytetit malor turistik Bansko, do të mbahet edicioni i 16-të i Festivalit Bansko Opera Fest. Gjatë tre netëve nën qiell të hapur, publiku do të shijojë një përzgjedhje të pasur veprash dhe një larmi stilesh muzikore. Festivali zhvillohet nën kujdesin e Komunës së Banskos, njofton BGNES.

Më 28 gusht do të prezantohet shfaqja “Aladini”. Adaptimi skenik i historisë klasike për xhindin, llambën magjike dhe dëshirat që bëhen realitet, merr jetë përmes muzikës së Alan Menken dhe teksteve të Howard Ashman, Tim Rice dhe Chad Beguelin.

Data 29 gusht është e rezervuar për operën “Rigoleto” nga Giuseppe Verdi. Më 30 gusht do të mbahet Mbrëmja Gala me pjesëmarrjen e tenorit italian Ugo Tarquini – një solist me famë ndërkombëtare, i angazhuar në një sërë produksionesh prestigjioze evropiane. Në skenë do të ngjitet edhe tenori nga Venezuela, Reynaldo Droz – një zë me timbër të ngrohtë dhe jugor dhe interpretim të paharrueshëm.

Publiku do të ketë mundësinë të dëgjojë edhe disa nga solistët më të mirë të operës bullgare: soprano Ilina Mihajllova, mezzo-soprano Mihaella Berova, tenori Artjom Arutjunov, baritoni Pllamen Dimitrov dhe basi Geo Çobanov. Dirigjent i mbrëmjes do të jetë Svetosllav Borisov. Gjatë natës gala do të interpretohen disa nga ariet më të dashura të repertorit operistik.


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: FB/Bansko Opera Fest




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Grupi “Jupiter 7”

“Jupiter 7”, sipas të cilëve nuk ka kuptim të jemi tepër seriozë

Gjatë katër viteve të ekzistencës së tyre, muzikantët e rinj të grupit “Jupiter 7” u përsosën dhe u formuan si artistë. Edhe muzika e tyre pasqyron këtë zhvillim. Ata nuk janë më nxënës, por kënga e tyre më e re “Nuk ka kuptim” në fakt përfaqëson një..

botuar më 25-08-28 2.20.MD

Yje të operës botërore në kryeqytetin bullgar

Më 28 dhe 29 gusht, sheshi "Shën Aleksandër Nevski" do të bëhet përsëri një sallë koncertesh në ajër të hapur. Ylli bullgar i operës Sonja Jonçeva  synon që festivali dy-ditor "Gala në Sofje" të bëhet një traditë vjetore - një urë lidhëse midis..

botuar më 25-08-28 6.50.PD

“Deti dhe toka” - një këngë verore me frymë detare

Për Dimitër Llazarov – DE FUEGO, nuk mund të thuhet me siguri se çfarë vjen e para – muzika apo vallëzimi. Këngët e tij prej autori na sjellin emocione pozitive – me ritme të gjalla dhe ndjesi verore. Kjo mund të thuhet edhe për këngën e tij më të re –..

botuar më 25-08-27 2.25.MD