Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Jupiter 7”, sipas të cilëve nuk ka kuptim të jemi tepër seriozë

Grupi “Jupiter 7”
Foto: Facebook/Jupiter7_official

Gjatë katër viteve të ekzistencës së tyre, muzikantët e rinj të grupit “Jupiter 7” u përsosën dhe u formuan si artistë. Edhe muzika e tyre pasqyron këtë zhvillim. Ata nuk janë më nxënës, por kënga e tyre më e re “Nuk ka kuptim” në fakt përfaqëson një kthim te fillimi, sepse është një nga këngët e para që krijuan. Sipas frontmenit Neo Kurtev, ndonjëherë gjërat e para janë më të bukurat:

Krasi Kurtev

“Kënga ka një tekst shumë të natyrshëm. Ajo u frymëzua nga ideja e babait tim dhe njëherazi mentori ynë, Krasi Kurtev – ai na dha këtë ide, ne e morëm dhe krijuam këngën në stilin e tij dhe, më gjerë, në filozofinë e tij të jetës: që nuk duhet t’i marrim gjërat tepër seriozisht, se në fund të fundit gjithçka është në rregull, dhe se jeta është një lojë. Ashtu siç këndohet në këngë, gjithçka është një lojë.”

Lexoni më shumë për formacionin në arkivin tonë:


Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: Facebook/Jupiter7_official




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bansko Opera Fest 2025 mbledh dashamirët e muzikës nën qiellin me yje

Nga data 28 deri më 30 gusht, në sheshin qendror “Nikolla Vapcarov” të qytetit malor turistik Bansko, do të mbahet edicioni i 16-të i Festivalit Bansko Opera Fest. Gjatë tre netëve nën qiell të hapur, publiku do të shijojë një përzgjedhje të pasur..

botuar më 25-08-28 7.45.PD

Yje të operës botërore në kryeqytetin bullgar

Më 28 dhe 29 gusht, sheshi "Shën Aleksandër Nevski" do të bëhet përsëri një sallë koncertesh në ajër të hapur. Ylli bullgar i operës Sonja Jonçeva  synon që festivali dy-ditor "Gala në Sofje" të bëhet një traditë vjetore - një urë lidhëse midis..

botuar më 25-08-28 6.50.PD

“Deti dhe toka” - një këngë verore me frymë detare

Për Dimitër Llazarov – DE FUEGO, nuk mund të thuhet me siguri se çfarë vjen e para – muzika apo vallëzimi. Këngët e tij prej autori na sjellin emocione pozitive – me ritme të gjalla dhe ndjesi verore. Kjo mund të thuhet edhe për këngën e tij më të re –..

botuar më 25-08-27 2.25.MD