Avokatja e Popullit Velisllava Dellçeva dhe drejtuesja e Institutit Kombëtar të Sigurimeve Shoqërore Vesella Karaivanova po përgatisin një fushatë të përbashkët informuese drejtuar të moshuarve me rastin e futjes së euros nga 1 janari 2025, raportoi BTA.
Iniciativa, e titulluar "Pensionet në euro", do të fillojë më 19 shtator nga qyteti Dupnica dhe do të përfshijë kryesisht vendbanime të vogla. Qëllimi kryesor i pritjeve është që pensionistët të informohen dhe të konsultohen për të gjitha çështjet që lidhen me ndryshimin e ardhshëm - nga rillogaritja e pensioneve në euro deri te mënyra e njohjes së kartëmonedhave të falsifikuara në mënyrë që të mos bien viktimë e mashtruesve.
Ata gjithashtu do të marrin broshura me mostra të kartëmonedhave dhe monedhave euro në mënyrë që të njihen me kartëmonedhat e reja dhe elementët e tyre.
Procesi i konvertimit të monedhës po shkakton shqetësim tek shumë të moshuar, siç është e qartë nga sinjalet e marra në pritjen e Avokatit të Popullit.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Avokati i Popullit i Republikës së Bullgarisë
Të enjten moti do të jetë me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga lindja-juglindja në Bullgarinë Lindore, dhe nga lindja-verilindja në rajonet juglindore. Temperaturat maksimale do të jenë midis 30° dhe 35°, në Sofje - rreth 31°...
Me mbështetjen e Agjencisë së Punësimit, që nga fillimi i vitit 11 426 të rinj deri në moshën 29 vjeç filluan punë në tregun primar të punës. Vetëm gjatë muajit korrik u punësuan 1397 të rinj, prej të cilëve 672 janë të moshës deri në 24 vjeç,..
Punonjësit e Drejtorisë Territoriale të Doganës së Sofjes parandaluan një përpjekje të paligjshme për të dërguar gati 10 000 kuti cigare, njoftoi qendra e shtypit e Agjencisë Doganore. Cigaret ishin të paketuara në dërgesa postare dhe korrieri, të..
Presidenti Rumen Radev mori pjesë në hapjen e një fabrike të re të teknologjisë së lartë të koncernit gjerman “Rheinmetall”, me ftesë të drejtorit..
Natën motido të jetë i kthjellët. Do të fryjë erë e dobët nga lindja-juglindja, e cila do të qetësohet pas mesnatës në shumë zona. Të enjten do..
Qeveria vendosi të rrisë kapitalin e Bankës Bullgare për Zhvillim me 4 miliardë leva (mbi 2 miliardë euro). Këto fonde do të investohen në zona të reja..