Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Gjatë gërmimeve në Herakleja Sintika u zbulua dora e djathtë e një statuje të Herakliut

Foto: Archaeologia Bulgarica

Ekipi i profesorit Vagalinski zbuloi dorën e djathtë të një statuje të Herakliut gjatë gërmimeve në pjesën lindore të forumit Herakleja Sintika. Dora e zbuluar ka një formë karakteristike të gishtërinjve të përkulur, tipike për mbështetjen mbi shkopin e shtrembër — një atribut i pandarë i heroit mitologjik, sqaroi për BTA prof. Vagalinski. Ai rikujtoi se në të njëjtin vend, disa vite më parë, ekipi i tij zbuloi skica e një ndërtese me një kamare dhe dy fragmente mermeri – pjesë nga një këmbë dhe nga shkopi. Që atëherë, profesori supozonte se bëhej fjalë për një tempull të Herakliut, një i tillë që me siguri ka ekzistuar në Herakleja Sintika.

Profesori Vagalinski shprehu shpresën se deri në fund të shtatorit të këtij viti do të zbulohen edhe pjesë të tjera të rëndësishme të statujës së Herakliut, veçanërisht koka, si dhe vetë ndërtesa ose të paktën një fragment i pjesës përreth forumit. Të  gjitha këto do të ndihmojnë në një rikonstruksion digjital më të plotë dhe realist. E rëndësishme, sipas tij, është edhe datimi i saktë, i cili do të përcaktojë kur u ndërtua tempulli dhe kur u shkatërrua. Shkencëtarët tashmë kanë disa pika orientuese, por ato duhet të verifikohen, njoftoi BTA.

Lexoni më shumë rreth zbulimeve arkeologjike në Heraklea Sintika nga koleksioni I Radio Bullgarisë:


Redaktoi: Darina Grigorova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: Archaeologia Bulgarica



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Varri i një gruaje të re nga shekulli i II-të u zbulua pranë fshatit Kapitan Petko Vojvoda

Një varr i paprekur i një gruaje të re nga fillimi i shekullit të II-të u zbulua nga arkeologët pranë fshatit Kapitan Petko Vojvoda (Bulgaria Jugore), njoftoi Bashkia e Topollovgradit. Ekipi që bëri zbulimin drejtohet nga Daniella Agre dhe Dejan Diçev...

botuar më 25-10-16 4.22.MD
Prof. Nikollaj Ovçarov në Perperikon

Nikollaj Ovçarov prezanton një tempull gjigant të rrumbullakët – zbulimi më i fundit i Perperikonit

Zbulimi më i fundit arkeologjik në kompleksin e hershëm historik prej guri të Perperikonit në Rodopet Lindore do të prezantohet sot, 10 tetor, tha arkeologu Nikollaj Ovçarov për BTA. Kreu i gërmimeve tha se është një tempull gjigant i..

botuar më 25-10-10 5.50.PD

Kodrina Trapezica në Veliko Tërnovo ruan shpirtin e Bullgarisë Mesjetare

Trapezica është një nga tre kodrinat me të cilat njihet kryeqyteti i vjetër bullgar Tërnovgrad, që është emri mesjetar i qytetit të sotëm Veliko Tërnovo. E vendosur në veriperëndim të qytetit, ajo qëndron përballë kodrinës fqinje Carevec – vendi ku..

botuar më 25-09-28 9.05.PD