Grupi "Banski fukli" përfaqësoi Banskon dhe Bullgarinë në Festivalin Ndërkombëtar të Folklorit në Zakopane, Poloni, njofton Ambasada e Bullgarisë në Varshavë në faqen e saj në Facebook. Në garë morën pjesë ansamble të folklorit autentik nga 16 shtete malore nga e gjithë bota. Pjesëmarrësit bullgarë ngjallën admirimin e publikut dhe fituan vlerësimin më të lartë nga juria – çmimin prestigjioz të festivalit "Sëpata e Artë", theksohet në njoftimin e përfaqësisë diplomatike.

Kryetari i Bashkisë së Banskos, Stojço Banenski, përgëzoi ansamblin dhe koreografen Rajna Aseva për paraqitjen e shkëlqyer dhe shkroi në Facebook: "Pata fatin ta përjetoj këtë emocion dhe jam krenar që forca dhe energjia e Pirinit dhe Banskos u shfaqën në mënyrën më të mirë dhe më të bukur, duke pushtuar zemrat e publikut në Zakopane me këngë dhe valle, me paraqitjen autentike të një zakoni të shenjtë – “Dasma e vjetër e Banskos”."
Redaktoi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: FB/embassybgwarsaw
Historia e fshatit Gostilja është njëkohësisht një udhëtim nëpër kohë dhe një takim me një komunitet të vogël katolik që arriti, pavarësisht ndryshimeve të historisë, të ruajë identitetin dhe besimin e tij. Fshati ndodhet në Bullgarinë..
“Folklori është një nevojë për njeriun dhe kjo nevojë ndoshta nuk do të zhduket kaq lehtë”, është e bindur doc. dr. Natalija Rashkova – etnologe dhe folkloriste, pedagoge universitare dhe studiuese me kontribut të dalluar në kërkimin e folklorit..
Ambasada e Bullgarisë në Japoni ftoi bashkatdhetarët tanë që jetojnë në Tokio dhe zonën përreth të marrin pjesë në një seminar krijues për qëndismat bullgare më 19 tetor 2025. "Jemi të kënaqur t'ju ftojmë në një seminar qëndisjeje të organizuar..