Viti i Ri Kishtar fillon më 1 shtator. Muaji shtator është muaji i shtatë i vitit sipas kalendarit hebraik. Ai shoqërohet me një numër ngjarjesh biblike, prandaj u caktua si fillimi i Vitit të Ri Kishtar, vë në dukje Patriarkana Bullgare në faqen e saj të internetit. Në këtë muaj, të gjitha fiset e popullit të Izraelit nga kudo janë dyndur në Jerusalem për festën, duke përmbushur urdhërimin e Zotit: "muaji i shtatë do të jetë Sabati juaj i Sabateve dhe do t'i përulni shpirtrat tuaj para Zotit".
Festa e Vitit të Ri u vendos nga etërit e shenjtë në Këshillin e Parë Ekumenik në Nikea, të thirrur nga Perandori Konstandini i Madh.
Në të njëjtën ditë, Kisha jonë nderon edhe Shën Simeonin Stilit, i cili e kaloi jetën e tij në një qeli të ngushtë të ngritur mbi një shtyllë guri. Populli ynë e percepton atë si shenjtorin mbrojtës të bujqësisë. Prandaj, në Bullgari, Dita e Shën Simeonit konsiderohet fillimi i vitit bujqësor, kur fillon lërimi dhe mbjellja e vjeshtës dhe mblidhet një pjesë e madhe e prodhimit.
Në traditën popullore, më 1 shtator, gratë brumosin ëmbëlsira me të cilat ushqejnë demet dhe buajt, si dhe bukë të vogla që varen në brirët e bagëtive. Burrat që lërojnë dhe mbjellin janë të veshur në mënyrë festive, dhe gratë ecin rreth tyre dhe spërkasin me prush nga vatra ku piqet buka, kështu që puna është e diskutueshme.
Redaktoi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Patriarkana BullgareTimishoara, një qytet i madh multietnik në Rumaninë Perëndimore, është qendra e rajonit historik të Banatit dhe shtëpia e bullgarëve të Banatit . Përfaqësuesit e këtij komuniteti janë pasardhës të emigrantëve nga trojet bullgare para gati..
Nxënësit nga Gjenerata Z, të cilët aktualisht janë në shkollë (të lindur midis viteve 1995 dhe 2012), masivisht përdorin në praktikën e tyre mësimore inteligjencën artificiale. Sipas vëzhgimeve të mësuesve, bëhet fjalë për mbi 85% të nxënësve tek ne, të..
Festa e familjes së krishterë çdo vit është arsye për takim të bashkatdhetarëve tanë në Hamburg. Viti 2025 nuk bën përjashtim dhe ftesa prej kohësh qarkullon në rrjetet sociale, sepse bashkatdhetarët tanë do të festojnë solemnisht 20 vjet nga krijimi i..
Nxënësit nga Gjenerata Z, të cilët aktualisht janë në shkollë (të lindur midis viteve 1995 dhe 2012), masivisht përdorin në praktikën e tyre mësimore..
Timishoara, një qytet i madh multietnik në Rumaninë Perëndimore, është qendra e rajonit historik të Banatit dhe shtëpia e bullgarëve të Banatit..