MONA është pseudonimi krijues i Simona Petrovës. Edhe pse shumë e re, ajo ka bërë një rrugë të gjatë nga një fëmijë i ndrojtur në qytetin e saj të lindjes, Kjustendill, deri në një këngëtare të sigurt në skenë me pjesëmarrje në konkurse dhe forume muzikore. E frymëzuar nga stërgjyshja e saj, e cila ishte një këngëtare popullore, MONA tregon se folklori bullgar është gjithmonë i pranishëm në këngët e saj pop:
"Muzika popullore është në gjakun tonë. Kjo është dashuria ime më e madhe, kur shkoj në shfaqje, e ndiej nga emocionet e mia se vetëm muzika popullore mund të më bëjë të dridhem kaq shumë dhe ta ndiej muzikën. Edhe kur udhëtoj, këngët që dëgjoj nuk janë ato moderne. Këngët e mia të preferuara janë kryesisht ato folklorike dhe sidomos këngët folklorike korale. Dhe kjo është ajo që e ndez këtë shkëndijë tek unë."
MONA është veçanërisht e impresionuar nga gratë e moshuara në fshatrat bullgare, të cilat këndojnë këngë të mësuara nga gjyshet e tyre. Për të, kjo është veçanërisht e vlefshme, sepse muzika popullore na lidh me traditat, na tregon se si kanë jetuar njerëzit në të kaluarën, por tani ajo na arrin e përthyer përmes trendeve moderne. MONA e konsideron veten pjesë të valës së re të interpretuesve që sjellin folklor në muzikën e tyre. Ajo që është e ndryshme te MONA është se folklori është origjinal - sipas mendimit të saj, ajo që është në të kaluarën, ky tingull autentik nga një kohë e kaluar, nuk mund të arrihet sot, dhe veshja e tij me rroba moderne vetëm sa do ta dëmtonte atë.
Dëshira e këngëtares së re është të bëjë diçka të re që është e ndikuar nga e vjetra. Kështu, pas këngës së suksesshme “E gjallë”, e cila ka mbi një milion shikime në YouTube, MONA krijoi këngën e saj të re "Forca". Si autore e muzikës dhe tekstit, MONA iu drejtua ROBI-t (Roberto Nikollov) për aranzhimin. "Forca" derdhet me një frymë pas një periudhe të vështirë për këngëtaren. Në këtë këngë, MONA paraqet forcën e saj - për të, forca që e ndihmon gjithmonë është folklori ynë, muzika jonë, traditat tona.
Në videoklipin "Forca" është shtuar gjuha e shenjave si një apel për ta bërë artin të arritshëm për të gjithë. MONA e ka ëndërruar këtë ide, e cila u realizua falë Nuri Jasharov - një aktor me dëgjim të kufizuar, artist vizual, mësues dhe linguist i gjuhës bullgare të shenjave.
Këngëtarja është fuqimisht e përkushtuar ndaj kësaj kauze, për të cilën ajo thotë:
"Vetëm 16% e artistëve në mbarë botën krijojnë muzikë që është e arritshme për të gjithë. Dua të jem pjesë e ndryshimit të këtij fakti. Dua që muzika ime të jetë një urë lidhëse midis botëve!"
Foto: Facebook/MONA, YouTube
Opera Kombëtare Bullgare hap sezonin e ri me operën e dashur "Tosca" të Giacomo Puccini-t. Pjesa e drejtorit të teatrit, Pllamen Kartallov, ka qenë në program për 14 vjet dhe ka bërë turne në Japoni dhe Turqi. Dy shfaqjet më 26 dhe 28 shtator do të..
Këngëtarja e re, por tashmë e afirmuar, ALMA e pret vjeshtën me publikimin e këngës së saj të parë solo në gjuhën bullgare – “Më thuaj që është ëndërr”. Autorë të muzikës janë vetë ALMA dhe Vasill Ivanov – Dexter. Për krijimin e tekstit, i cili trajton..
“Mary Boys Band “- grupi që këndoi ndërrimin e verës me vjeshtën - po përgatit një seri koncertesh dhe po prezanton një këngë të re, "Djali im". Të enjten, më 25 shtator, në studion e koncerteve të Radio Varnës në orën 19:00, Maria..
“Mary Boys Band “- grupi që këndoi ndërrimin e verës me vjeshtën - po përgatit një seri koncertesh dhe po prezanton një këngë të re, "Djali im"...
Këngëtarja e re, por tashmë e afirmuar, ALMA e pret vjeshtën me publikimin e këngës së saj të parë solo në gjuhën bullgare – “Më thuaj që është ëndërr”...
Opera Kombëtare Bullgare hap sezonin e ri me operën e dashur "Tosca" të Giacomo Puccini-t. Pjesa e drejtorit të teatrit, Pllamen Kartallov, ka qenë në..