Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Devorina Gamallova dhe teoria e saj optimiste për njerëzimin

Devorina Gamallova
Foto: Facebook/ Devorina Gamalova

Një soliste e suksesshme dhe pedagoge e njohur, violinistja bullgare Devorina Gamallova jeton më shumë se tre dekada në Londër. Është lindur në Gabrovo, në familjen e një bullgari dhe të një gjermaneje nga Dresdeni. Studion në Ruse dhe në Akademinë Kombëtare të Muzikës "Prof. Panço Vlladigerov" në Sofje, në klasën e legjendarit Bojan Leçev. Në vitin 1988 ajo shkon për në Gjermani. Specializohet në violinë dhe violë tek prof. Grigorij Zhislin në Royal College of Music në Londër. Në vitin 2002 Gamallova mbaron një arsim të dytë të lartë në Sofje – teologji, dhe në vitin 2008 mbron disertacionin e doktoratës në Londër. Më shumë se 35 vjet jep koncerte aktivisht si soliste dhe interpretuese kamertale në Bullgari, Gjermani, Mbretërinë e Bashkuar, Itali, Francë. Bashkëpunon me organizatën "Live Music Now", e krijuar nga Jehudi Menuhin. Jepte mësim violinë dhe violë fillimisht në South Downs College. Nga viti 1999 deri më 2003 asistonte prof. Grigorij Zhislin në Royal College of Music, ndërsa tani është pedagoge në Goldsmith University of London, Birmingham Conservatoire, Trinity College of Music dhe London College of Music. Interesohet për të gjitha artet, për fenë dhe filozofinë, për gjuhët. Shkruan dhe përkthen, ka shumë botime në bullgarisht dhe gjermanisht.

''Këngë kundër luftës'', muzikë, tekst dhe interpretim – Devorina Gamallova

Gamallova e lë Bullgarinë menjëherë, pasi përfundon arsimin e lartë. Pas një seminari në Vajmar paraqitet në konkurs për koncertmaestër në orkestrën simfonike në qytetin Riza (Riesa). Pason takimi i saj i fatit me violinistin dhe pedagogun e madh rus Grigorij Zhislin. I ftuar të bëhet profesor në Londër, ai e pranon në klasën e tij: "Dhe kështu, pa pasur kurrë ndonjë prirje apo interes për Anglinë, u gjenda atje".


Çajkovski – ''Vals sentimental'', interpretim nga Devorina Gamallova dhe Marina Beznemova, bis nga koncert në kishën ''Shën Gjergji'' në Bekenem

Edhe sot Devorina jeton në Londër dhe e do shumë këtë qytet. Në Angli ajo gjen një qendër të madhe shpirtërore – manastirin e shenjtit Sofronij Saharov. Takimi me të është mbresëlënës dhe i përmbys jetën e saj. Pas një kohe vendos të studiojë teologji. Midis bashkëstudentëve të saj në Sofje është një personalitet sot emblematik – poshteri Daniill, i cili tani është Shenjtëria e Tij Patriarku Daniill. "Si student ai ishte i jashtëzakonshëm, i shquar! Shumë i vendosur, shumë i qëndrueshëm dhe i fortë në besimin e tij. Tepër i lexuar – gjithmonë ne i drejtoheshim atij. Kohët e fundit e pashë gjatë shenjtërimit të kishës bullgare në Londër dhe gëzohem që ai ka mbetur i tillë, siç ishte atëherë".



Çfarë do të thotë Gamallova me librin e saj të fundit – "Muzikë dhe jetë shpirtërore"?



"Fillimisht ky libër u krijua si një reflektim për frymëzimin. Gjithmonë më ka bërë shumë përshtypje ky fenomen – i frymëzimit. Dhe mund të them se ky libër është libër për frymëzimin, i shkruar me frymëzim – të paktën në shumicën e rasteve. Kisha një impuls të jashtëzakonshëm dhe mendimet më vinin njëra pas tjetrës. Ku dhe si duhet të renditen dhe për çfarë saktësisht duhet të tërheq vëmendjen – nuk e kam kërkuar, vetëm vinte vetë. Vetëm kam kërkuar literaturë ndihmëse, e cila të mbështesë reflektimet e mia dhe zbulimet – burime më autoritare, se sa mund të jem unë. Në këtë libër secili mund të gjejë diçka për veten e tij. Nuk është domosdoshmërisht e nevojshme të lexohet nga fillimi deri në fund. Por mund njeriu të shfletojë përmbajtjen, të shohë cilat tema e interesojnë dhe të fillojë leximin aty."

Paraqitje e ''Muzikë dhe jetë shpirtërore'' e Devorina Gamallova në Javët Muzikore të Sofjes
Pedagoge aktive prej dekadash, Gamallova komunikon me shumë të rinj. E pyes nëse mendon se sot ata janë shumë më vetëbesues, arrogantë, agresivë, por nga ana tjetër mjaft më keq të arsimuar dhe të përgatitur nga ata të 30 – 40 viteve më parë? Çfarë sipas saj është e ardhmja e botës me këta të rinj? Dhe a mund të ndryshohen?



"Unë ruhem shumë nga të tilla përgjithësime globale. Gjithmonë, në çdo kohë ka edhe të tillë – edhe të tillë. Ka edhe arrogantë, ka edhe shpirtra të pastër, të cilët me gjithë zemrën dhe dëshirën e tyre synojnë drejt artit jo nga motive të korruptuara. Ashtu siç i kishte në kohën tonë, ashtu i ka edhe tani këta të rinj, që me të vërtetë e duan muzikën dhe duan të merren me të. Kjo që ka ndoshta pak më shumë arrogancë në kohën tonë në përgjithësi – jo vetëm në fushat muzikore, vjen nga e gjithë logjistika dhe filozofia e jetës në shoqëri. Sepse njeriu është vendosur në qendër të gjithçkaje dhe jo vetëm njeriu, por edhe Egoja. Dhe kjo Ego pikërisht e bën në një moment njeriun arrogant – sepse ai mendon se ajo që arrin ose që i është dhënë si dhuratë, është meritë dhe fitore personale e tij. Ndërsa ai pa ndihmë nga jashtë kurrë nuk do të mund të arrinte aty, ku arrin, nëse ato mund të quhen lartësi... Unë gëzohem që ende shoh të rinj, të cilët duan të merren me muzikë. Në vende të ndryshme është ndryshe. Në Bullgari situata është shumë më mirë, sesa është në Angli. Dhe do t’i uroja të gjithë, që janë në shkollat e muzikës ose në Akademinë e Muzikës – të mos humbin kurajon, por të vazhdojnë. Sepse muzika është një pasuri e madhe, e cila ndoshta nuk është aq fitimprurëse financiarisht, por ajo jep një forcë dhe gëzim të brendshëm, të cilat asnjë para nuk mund t’i blejë dhe t’i japë".



Çfarë është gjëja e parë, për të cilën i kujtohet, kur bëhet fjalë për Bullgarinë?
"Natyra e mrekullueshme, madhështore dhe njerëzit e ngrohtë e të drejtpërdrejtë, të cilët kemi shumë në tokën tonë" – përgjigjet Devorina Gamallova. Atëherë teoria e saj për popullin bullgar është optimiste?



"Oh, padyshim! Unë në parim jam shumë e prirur optimiste në lidhje me njerëzimin dhe jetën. Sepse e di si gjërat do të mund të përmirësohen. Por njeriu duhet vetë të dojë që jeta e tij të bëhet më e mirë..."

A është e kënaqur nga jeta e saj?

"Jashtëzakonisht. Po, jashtëzakonisht! Unë jam një njeri shumë i lumtur. Kam marrë shumë, shumë gjëra të çmuara. Kam mësuar shumë gjëra të çmuara. Natyrisht – përmes shumë vështirësive. Jam mirënjohëse për këto sprova, sepse ato më kanë mësuar të shoh njerëzit rreth meje, e jo vetëm Egon tim."



Përgatiti në shqip dhe publikoi: Sindi Nikollofski

Foto: Facebook/ Devorina Gamallova, Kisha Ortodokse Bullgare "Shën Gjoni i Rillës" në Londër, arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Penka Petrosoviç për rrugën drejt SHBA-së dhe Belgjikës dhe një takim të papritur me … Julia Roberts

Penka Petrosoviç është pedagoge muzikore. Karriera e saj profesionale fillon nga shkolla muzikore në qytetin e saj të lindjes, Burgas. Arrin dhe suksese si drejtuese kori – fillimisht me korin dhe orkestrën e shkollës, e më pas edhe me ansamblin..

botuar më 25-06-03 7.00.MD

Rory Miller dhe aventurat e tij kulinare në fshatrat bullgare

Rory Miller jeton në Bullgari prej më shumë se 15 vjetësh. Merret me prodhimin e birrës artizanale, punon si kuzhinier kryesor në disa restorante, themelon lokale ushqimi të shpejtë me menu avangardë dhe prej vitesh mëson hollësitë e kuzhinës..

botuar më 25-05-26 7.00.PD
Fshati Ostren i Madh

Antoni Kurti dhe traditat e ruajtura të bullgarëve në Ostren të Madh

Në Ostren të Madh, një nga fshatrat në rajonin e zonës historiko-gjeografike të Gollobordës në Shqipëri, u njohëm me Antoni Kurtin. Ai na shëtiti nëpër rrugicat e vjetra dhe vendet e bukura natyrore, na prezantoi me disa prej banorëve interesantë që ende..

botuar më 25-05-04 10.00.PD