Dega e Universitetit të Ruses në Taraklia, Moldavi, filloi vitin e saj të parë akademik. Ngjarja u përcaktua si historike, pasi kjo është dega e parë dhe e vetme e një universiteti bullgar jashtë vendit. Dega u hap më 24 maj të këtij viti, pasi autoritetet moldaviane miratuan transformimin e Universitetit Shtetëror të Taraklias "Grigorij Cambllak" në një degë të institucionit të arsimit të lartë në Ruse, kujtoi Universiteti i Ruses.
Në hapje morën pjesë rektorja e Universitetit të Ruses, Prof. e Asoc. Dr. Desisllava Atanasova, drejtoresha e degës së Taraklias, Prof. e Asoc. Dr. Valentina Vasileva, ambasadorja e Bullgarisë në Moldavi, Shkëlqesia e Saj Maja Dobreva, Konsulli i Nderit i Moldavisë në Bullgari, Stavrin Mihajllov Ginoolu, dhe të tjerë.
"Me kënaqësi të madhe ju uroj mirëseardhjen në këtë vit të parë akademik për degën e Universitetit në Taraklia. Viti i ri akademik është fillimi i një rruge të re - një rruge drejt dijes, profesionalizmit dhe rritjes personale", tha rektorja, Prof. e Asoc. Desisllava Atanasova, në fjalimin e saj.
Në degën në Taraklia, trajnimi do të zhvillohet nga rreth 30 pedagogë nga ish-Universiteti Shtetëror i Taraklias, si dhe nga stafi akademik i Universitetit të Ruse-s.
Në vitin akademik 2025/2026, do të studiojnë 175 studentë të vitit të parë, ku interesi më i madh është regjistruar në specialitetet "Biznes dhe Menaxhim", "Shkencë Kompjuterike" dhe “Teknologji bujqësore dhe transportit automobilistik". Shumica e studentëve janë të rinj nga rajoni i Taraklias dhe zonat fqinje, ku jeton një komunitet i konsiderueshëm bullgar. Pothuajse të gjithë u pranuan sipas Dekretit nr. 103 të Këshillit të Ministrave të Bullgarisë, i cili ofron një mundësi për trajnimin e bullgarëve nga jashtë vendit.
Festimi përfundoi me interpretime të këngëve dhe koreve popullore bullgare - një simbol i lidhjes shpirtërore midis Bullgarisë dhe komunitetit bullgar në Moldavi.

Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Foto: Universiteti i Ruses "Angell Kënçev"
Urë midis botëve përfaqëson në vetvete projekti “Karizma e bullgarit”. Me të Dimitrinka Jordanova Komanduçi – psikologe, psikoterapeute, trajnere vokale dhe autore e “Zëri yt mund të ndryshojë jetën tënde” – vë në fokus një temë shumë të rëndësishme për..
Timishoara, një qytet i madh multietnik në Rumaninë Perëndimore, është qendra e rajonit historik të Banatit dhe shtëpia e bullgarëve të Banatit . Përfaqësuesit e këtij komuniteti janë pasardhës të emigrantëve nga trojet bullgare para gati..
Nxënësit nga Gjenerata Z, të cilët aktualisht janë në shkollë (të lindur midis viteve 1995 dhe 2012), masivisht përdorin në praktikën e tyre mësimore inteligjencën artificiale. Sipas vëzhgimeve të mësuesve, bëhet fjalë për mbi 85% të nxënësve tek ne, të..