Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

KE: Aeroplani me Ursula Von der Leyen qarkulloi mbi Plovdiv për një orë e gjysmë

Foto: Cybernews

Komisioni Evropian njoftoi detaje mbi rastin e sinjalit të bllokuar GPS të aeroplanit me të cilin Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen mbërriti në Bullgari të dielën, më 31 gusht, raportoi korrespondentja jonë e Brukselit Angelina Piskova. Aeroplani qarkulloi mbi aeroportin e Plovdivit për një orë e gjysmë para se të ulej, njoftoi kryetarja e shërbimit të shtypit të KE-së, Paula Pinho, e cila ishte gjithashtu në bord.


Ajo theksoi se që nga fillimi i luftës në Ukrainë në fund të shkurtit 2022, rastet e ndërprerjes së sistemeve satelitore globale të navigimit në BE janë rritur ndjeshëm, dhe kjo është veçanërisht e vërtetë për zonat përreth konfliktit, siç janë ato në Detin e Zi dhe në Detin Baltik. Sipas saj, BE-ja do të aktivizojë mjetet e nevojshme për ta ndihmuar atë të përballet me këtë problem.

Më herët sot, më 2 shtator, Kryeministri Rosen Zheljazkov njoftoi se nuk do të ketë hetim për rastin e bllokimit të sinjalit GPS në aeroplan. "Kur ka ndërhyrje në sinjalin GPS, përdoret navigimi instrumental, e ashtuquajtura metodë konvencionale. Nuk ka nevojë të hetohet, sepse këto ndërhyrje nuk janë as kërcënime hibride dhe as kibernetike", komentoi ai.

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva

Foto: Cybernews, KE



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Beer-Festa e dhjetë jubulare fillon në Stara Zagora

Pesë mbrëmje të mbushura me muzikë, birrë cilësore dhe zona tematike i presin banorët dhe mysafirët e qytetit të Stara Zagorës. Festa e dhjetë jubilare e Birrës do të mbahet nga 3 deri më 7 shtator 2025 në livadhin e Parkut “Zagorka” - çdo ditë midis..

botuar më 25-09-03 6.05.PD

Deputetët kthehen në parlament pas një pushimi njëmujor

Asambleja e 51-të Kombëtare rifillon punimet e saj pas një pushimi njëmujor për deputetët. Ndër detyrat më urgjente me të cilat do të përballen deputetët janë Buxheti i vitit 2026 , problemi i mungesës së ujit ,  zgjedhja e përbërjes së Komisionit..

botuar më 25-09-03 4.45.PD

Parashikimi i motit për 3 shtatorin

Natën do të jetë kryesisht e kthjellët dhe pothuajse e qetë. Të mërkurën do të jetë me diell. Pas mesditës kryesisht mbi Bullgarinë Perëndimore do të zhvillohen vranësira dhe deri në mesnatë në disa vende të caktuara do të ketë shi dhe..

botuar më 25-09-02 7.25.MD