Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bollëk i ngjarjeve kulturore bullgare bashkon komunitetin tonë në rajonin e Nju Jorkut

Konsulli i përgjithshëm Angell Angellov:

Foto: Konsullata e Përgjithshme në Nju Jork

Në shtator shkollat bullgare jashtë vendit hapin dyert. Ato megjithatë nuk janë ishull i vetmuar dhe drejt tyre shtrijnë duar miqësore institucione, që u japin atyre skenë për shfaqje. Njëra prej tyre është Konsullata e Përgjithshme e Bullgarisë në Nju Jork, e cila ka për qëllim të kthehet në qendër tërheqëse për komunitetin bullgar, në mënyrë që ai të ndihet si në shtëpi.

"Është e vështirë të mbahet fryma bullgare vetëm me mbledhje një herë në vit në festën kombëtare. Prandaj edhe aq shumë mbështetemi në bashkëpunimin tonë me shkollat bullgare, me artistë të ndryshëm, ansamble vallëzimi dhe këndimi, që të mundet numri maksimal i ngjarjeve, të lidhura me kulturën tonë, të organizohet dhe të mbahet kjo lidhje e fortë", thotë konsulli i përgjithshëm Angell Angellov.



Shkollat e së dielës, të vendosura në nëntë shtete në verilindjen amerikane, jo rastësisht janë ndër prioritetet e misionit tonë diplomatik. Udhëheqësi i tij beson se atje ku ka institucione arsimore bullgare aktive, ekziston edhe komunitet bullgar i bashkuar.

"Shkollat janë të rëndësishme, sepse u mësojnë fëmijëve gjuhën bullgare dhe në këtë mënyrë ata komunikojnë me fëmijët e tjerë dhe shohin kuptim të ndjekin orët – mendon Angell Angelkov. – Receta për ruajtjen e unitetit në komunitet është të ketë sa më shumë ngjarje kulturore bullgare dhe bullgarët të mund të mësojnë se çfarë bëjnë bullgarë të tjerë. Ne jemi shumë aktivë në rrjetet sociale, për të popullarizuar shfaqjet e bashkatdhetarëve tanë – ata bëjnë jashtëzakonisht shumë gjëra në Nju Jork."

Fëmijë nga BNU 'Gergana' - Nju Jork

Konsulli i përgjithshëm jep shembull "se si të bëjmë gjëra, që të mos jenë një herë në vit" me një nismë, e lindur para 20 vjetësh dhe e afirmuar falë angazhimit dhe profesionalizmit të muzikantëve bullgarë.



"Fillimin e 'Mbrëmjeve koncertore bullgare në Nju Jork' e vendos një grup muzikantësh, mes të cilëve doyeni i komunitetit tonë muzikor në Nju Jork, prof. Pavlina Dokovska – rrëfen Angell Angellov. – Gjatë të gjitha viteve nisma pothuajse çdo muaj ka koncert në Konsullatën e Përgjithshme. Përveç këtij sezoni fillon dhe mbaron, me koncert në sallën prestigjioze koncertore 'Carnegie Hall'. Këto ngjarje janë interesantë, sepse tregojnë edhe fytyrë tjetër të kulturës bullgare. Sigurisht, vendi ynë ka tradita të jashtëzakonshme folklorike, të cilat gëzojnë interes të madh në Shtetet e Bashkuara."



Fakt interesant është se në fillimin e "Mbrëmjeve koncertore bullgare në Nju Jork" komuniteti bullgar më i vogël dhe me mundësi financiare më të kufizuara arriti të mbledhë mjete, me të cilat të blejë një piano koncerti (royal). Kështu tashmë dy dekada pianistët koncertues kanë në dispozicion instrument të klasit të parë për shfaqjet e tyre në misionin diplomatik.



"Vlera e tanishme e pianos është ndoshta rreth 100 mijë dollarë, që është shembull për këtë se si komuniteti ynë mund të mobilizohet për një kauzë, në rezultat të së cilës të pasojë bashkim edhe më i madh falë koncerteve – shpjegon konsulli i përgjithshëm para Radio Bullgarisë. – E përdorim pianon edhe në pritje për festat zyrtare bullgare – mbi të luhet himni i Bullgarisë, dhe në koncerte të fëmijëve bullgarë, që mësojnë piano tek muzikantë bullgarë dhe kështu kanë mundësi herët të shfaqen në një skenë të madhe. Në këtë mënyrë fusim Konsullatën e Përgjithshme në programin kulturor të qytetit, jashtëzakonisht të pasur me ngjarje kulturore."



Duke bartur artin e muzikantëve bullgarë në sallat më prestigjioze, Konsullata e Përgjithshme merr kënaqësi përmes përshtypjeve nga publiku, që u kënaq me arritjet e krijuesve tanë kulturorë.

"Gjysma e publikut të koncerteve tona janë të huaj dhe kjo tregon interes të lartë – thotë Angell Angellov. – Pjesë e madhe e tyre janë vizitorë të rregullt, duke njohur autoritetin e 'Mbrëmjeve koncertore bullgare në Nju Jork'. Njerëzit dëgjojnë muzikë me cilësi të lartë fjalë për fjalë në 1-2 metra largësi dhe ky përjetim nuk mund të përsëritet, kur shkojnë në 'Carnegie Hall' ose në 'Lincoln Center'."



Që të ngrihet niveli i kulturës bullgare në Nju Jork dhe ajo të jetë e dallueshme midis melomanëve, të ngopur nga ngjarjet në metropol, Konsullata e Përgjithshme realizon partneritete jo vetëm në rrethet e artit.

"Partnerizohemi me Komunitetin e konsujve të huaj, që jep mundësi interpretues bullgarë dhe artistë të përfshihen në programe të ndryshme të komunitetit diplomatik – shpjegon konsulli i përgjithshëm. – Bashkëpunojmë gjithashtu me pushtetet vendore të Nju Jorkut, si dhe me institucione shkencore amerikane. Në territorin e të ashtuquajturës Nju Angli ka përqendrim të universiteteve jashtëzakonisht prestigjioze dhe në një prej tyre – Kolumbia, për shembull, kemi prodhuar filma bullgarë. Unë personalisht kam marrë pjesë në paraqitjen e një pune disertacioni të studentit bullgar sipas programit 'Fulbright' në Universitetin e Nju Jorkut në formën e një shfaqjeje teatrale. Kështu që ka një gamë të madhe partnerësh, me të cilët punojmë në drejtime të ndryshme."

Një nga ngjarjet më prekëse pa dyshim është festa kombëtare bullgare – 3 mars, kur në qiellin mbi Manhattan tashmë vitin e tretë radhazi ngrihet flamuri bullgar.



"Vijnë shumë njerëz nga komuniteti ynë – rrëfen Angell Angellov. – Edhe të tria herët patëm privilegjin të ishte i pranishëm kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, i cili mori pjesë në ngritjen e flamurit amerikan dhe atij bullgar. Synojmë të vazhdojmë me këtë traditë, e cila është shumë mirë e pranuar nga komuniteti ynë – arrijmë ta integrojmë në festim dhe fëmijët nga shkollat bullgare në rajon interpretojnë poezi dhe këngë."



Nuk është harruar dhe tradita e vjetër bullgare, bashkatdhetarët tanë të kapen për valle popullore nën tingujt e muzikës popullore bullgare, të interpretuar nga ansamble folklorike vendore, në të cilat shpesh tërhiqen edhe njerëz, që nuk kanë rrënjë në Bullgari.

Shihni më shumë nga Arkivi i Radio Bullgarisë: 
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Sindi Nikollofski

Foto: Konsullata e Përgjithshme e Bullgarisë në Nju Jork, Facebook /Mbrëmjet koncertore bullgare në Nju Jork



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Sërish në klasë dhe sërish për shkollat e së dielës jashtë vendit

Të ruajnë rrënjët bullgare mes brezit të ri bashkatdhetarësh jashtë vendit, por gjithashtu edhe të mbajnë gjuhën, kujtesën dhe kulturën bullgare mes pasardhësve të emigracionit bullgar – ky është misioni i madh i shkollave bullgare në botë. Shumica e..

botuar më 25-09-04 4.30.MD
Foto: Universiteti i Veliko Tërnovos

Veliko Tërnovo është mikpritës i një seminari për lektorët e gjuhës bullgare në mbarë botën

Universiteti i Veliko Tërnovos është organizator i Seminarit të Dytë Organizativ- Metodologjik me lektorë të gjuhës, letërsisë dhe kulturës bullgare në universitete jashtë vendit. E ftuar zyrtarisht në ceremoninë e hapjes së forumit ishte Ilijana Jotova,..

botuar më 25-09-03 5.24.MD
Foto: Shkolla e Gjuhës Amtare Bullgare në Budapest

Një brez i katërt fëmijësh bullgarë në Hungari mbushin klasat e shkollës sonë të së dielës

Në ditën e fundit të gushtit, viti i ri shkollor filloi zyrtarisht në ndërtesën e Qendrës Kulturore Bullgare në rrugën “Vágóhíd” Nr. 62 në Budapest. Mësimet shkollore në Hungari filluan më 1 shtator dhe edhe këtë herë, mbi 150 fëmijë, pasardhës të..

botuar më 25-09-02 4.50.MD