Kampioni i Wimbledon për të rinj dhe i renditur i pari në renditje, Ivan Ivanov, kaloi lehtësisht në raundin e tretë në grupmoshën e tij, raportoi BTA.
Në raundin e dytë, tenisti 16-vjeçar bullgar mposhti lojtarin e ekipit vendas Maxwell Exsted me rezultatin 6:2, 6:3 në një ndeshje që zgjati një orë e 22 minuta. Kjo ishte fitorja e tij e dytë radhazi në turne.
Ivan Ivanov do të përballet me një amerikan tjetër, Maximus Dissault, në çerekfinale, i cili eliminoi argjentinasin Dante Pagani në tre sete.
Aleksandër Vasilev gjithashtu kaloi në raundin e tretë të US Open për juniorë, duke mposhtur amerikanin Dominick Mosejczuk. Ai do të luajë në fazën e një të tetës së finales dhe në dyshe.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: bgtennis.bgAleksandër Vasilev mposhti ish-numrin 37 në botë, Emill Ruusuvuori, dhe solli një fitore historike për Bullgarinë ndaj Finlandës në Kupën "Davis" – kampionatin botëror jozyrtar për ekipe kombëtare në tenis për meshkuj. Numri 2 në botë për të rinj fitoi..
Kampioni i US Open, Ivan Ivanov, dhe nënkampioni i tij i të rinjve, Aleksandër Vasilev, janë pjesë e ekipit tonë të Kupës Davis për ndeshjen kundër Finlandës në Grupin Botëror I, raporton BTA. Tenistët bullgarë do të presin skandinavët në..
Bullgarët Ivan Ivanov dhe Aleksandër Vasilev u kualifikuan zyrtarisht për turneun Masters të tetë tenistëve më të mirë në botë deri në moshën 18 vjeç. Turneu do të zhvillohet nga 22 deri më 26 tetor në Çëndu, Kinë. Tenistët do të ndahen në dy grupe..