Mijëra qytetarë dolën mbrëmë në rrugët e Sofjes, të organizuar nga Iniciativa "Drejtësi për të Gjithë", për të protestuar kundër korrupsionit dhe për të kërkuar dorëheqjen e qeverisë dhe Prokurorit të Përgjithshëm në detyrë, Borisllav Sarafov. "Demokracia është në rrezik. Drejtësia është në komë! Pushteti i fshehur është bërë i dukshëm!" ishte motoja e demonstratës në mbështetje të sundimit të ligjit, raportoi gazetarja e BNR-së, Maria Jordanova.
Marshimi protestues filloi nga Pallati i Drejtësisë, ndoqi kalldrëmin e verdhë deri në ndërtesën historike të Asamblesë Kombëtare, u ndal para selisë së partisë "DPS - Fillimi i Ri", ku njerëzit brohoritën "Peevskit, turp, dorëheqje dhe burg" dhe përfunduan me një bllokadë të "Orllov Most".

“Organet shtetërore janë marrë nën kontroll dhe janë shndërruar në shkopinj të fortë personalë të një grupi kriminal të kryesuar nga Deljan Peevski dhe Bojko Borisov, të cilët formalisht nuk janë pjesë e qeverisë, por e kanë shndërruar shtetin në një vasal të tyre. Pushteti i tyre mbështetet nga një mashtrues, që supozohet se vepron si Prokuror i Përgjithshëm, dhe një që vepron si Kryetar i Gjykatës së Lartë Administrative në shkelje të rëndë të Kushtetutës”, thanë organizatorët.
Deputetë nga “Po e Vazhdojmë Ndryshimin – Bullgaria Demokratike” (PP-DB) dhe figura publike iu bashkuan gjithashtu protestës.
“Protesta quhet “Rezistencë ndaj Diktaturës” – kjo është pjesë e planit tonë: rezistencë ndaj shtetit të pushtuar, pasi shohim se ky është një biznes informal, një rreth oligarkik, i cili në asnjë mënyrë nuk shfaqet para qytetarëve bullgarë për të deklaruar se dëshiron të qeverisë vendin përmes sistemit gjyqësor, përmes prokurorisë, përmes Agjencisë Shtetërore të Sigurisë Kombëtare, përmes shërbimeve, përmes të gjitha institucioneve. Praktikisht i është vënënjë kapak të gjithë shtetit”, komentoi bashkëkryetari i “Po, Bullgaria” Ivajllo Mirçev.
Një protestë e re do të mbahet javën e ardhshme, e cila mund të përkojë me një seancë të mundshme gjyqësore mbi masën e paraburgimit parandalues të kryetarit të bashkisë së Varnës, Bllagomir Kocev, tha Velisllav Veliçkov nga iniciativa.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në juglindje deri në 12°, në Sofje - do të jetë rreth 6°. Moti me re do të mbetet gjatë 24 orëve të ardhshme. Do të bjerë shi pothuajse në të gjithë vendin. Gjatë ditës, shirat do të..
Gjykata Rajonale e Varnës liroi kryetarin e qytetit, Bllagomir Kotsev, kundrejt një garancie prej 200 mijë leva (102,258 euro). Para se gjykata të merrte vendimin, para ndërtesës u mblodhën mbështetësit e tij dhe simpatizantët e “Po e vazhdojmë..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri..
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para..