Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vrapuesit festojnë Bashkimin me një maratonë stafetash

Foto: BTA-arkiv

Mbi 400 pjesëmarrës do të vrapojnë në edicionin e 11-të të "Maratonës Ekiden" të Sofjes 2025. Gara do të mbahet më 6 shtator dhe i kushtohet përvjetorit të Bashkimit të Principatës së Bullgarisë me Rumelinë Lindore.

Fillimi i vrapimit është në orën 9:00 përpara stadiumit "Vasil Levski", dhe atletët do të kalojnë nëpër bulevardet "Evllogi dhe Hristo Georgievi" dhe "Çerni Vrëh". Pjesëmarrja e ekipeve është në formën e një stafete në distancën klasike të maratonës prej 42.195 km. Midis vrapuesve janë edhe përfaqësues të trupit diplomatik në vendin tonë. Eventi mbahet nën patronazhin e Ambasadës së Japonisë në Bullgari.

"Maratona Ekiden" e parë u mbajt në vitin 1917 në Japoni dhe që atëherë ka fituar popullaritet në mbarë botën si një ngjarje sportive masive e arritshme dhe tërheqëse në të gjithë botën.

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva

Foto: BTA-arkiv


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Të bashkuar në sukses – mijëra bullgarë në eufori në takimin me ekipin kombëtar të volejbollit

Bashkim. Dhe gëzim, eufori, mbështetje, shpresë. Por mbi të gjitha, bashkim. Kjo u shkaktua nga triumfi i ekipit tonë kombëtar të volejbollit për meshkuj, i cili për herë të parë pas 55 vitesh arriti vendin e dytë në Kampionatin Botëror të Volejbillit..

botuar më 25-10-02 6.50.PD

Bullgaria priti solemnisht legjendat e saj të reja të volejbollit

Pas pritjes zyrtare në Aeroportin “Vasill Levski” këtë mëngjes, volejbollistët e skuadrës kombëtare bullgare - nënkampionë të Kampionatit Botëror në Filipine - u takuan në një ceremoni të veçantë me tifozët e tyre, të cilët mbushën sheshin përpara..

botuar më 25-09-30 7.32.MD

Në terminalin qeveritar në Sofje pritën volejbollistët bullgarë

Ekipi kombëtar i volejbollit u prit me një qilim të kuq dhe një roje nderi  duke mbërritur në aeroportin e Sofjes. Të dielën, kombëtarja bullgare, e udhëhequr nga trajneri Xhanlorenco Blendzini, fitoi medaljet e argjendta në Kampionatin Botëror për..

botuar më 25-09-30 1.02.MD